E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama, pinjoll i Enver Hoxhes

Oli Xhilaga
"Sot per Edi Ramen dhe fatkeqesisht per PS-ne, pas nenshkrimit te marreveshjes mes gjithe partive parlamentare, perjashtuar PS-PD, do te filloje periudha e dimrit te vetmise se madhe!". Kjo eshte menyra, me te cilen, shefi i ekzekutivit te PAD-se, Arben Demeti, ka zgjedhur te perkufizoje situaten ne te cilen ndodhet opozita, pas nenshkrimit nga te marreveshjes per reformen zgjedhore nga "te vegjlit". Keshtu, te gjitha partite e vogla parlamentare firmosen dje marreveshjen e perbashket, lidhur me kete ceshtje, ku shprehen te vendosura per aplikimin e nje sistemi zgjedhor proporcional te personalizuar. Aleancisti Demeti, ndalur ne kete marreveshje, vuri ne dukje se "sistemi duhet te miratohet ne Kuvend brenda muajit mars, qe te shkohet ne zgjedhjet e ardhshme me sistemin proporcional te personalizuar, me qellim shmangien e fenomenit "Dushk", votimin me nje vote te unifikuar, me nje raund dhe tavan te hapur, me lista te hapura dhe me prag elektoral 2,5 per qind".
Nderkohe qe ne marreveshjen e nenshkruar prej ketyre partive nuk ishin te evidentuara paralajmerimet e bera dy dite me pare po nga keto parti, ne rast se dy partite kryesore nuk do te merrnin parasysh propozimet e te vegjelve. Por, sipas Demetit, keto ndryshime ne deklaraten e perbashket kishin si synim terheqjen e nje fryme, e cila mund te ishte provokuese dhe t'i lihej vend nje fryme bashkepunuese. "Ne nuk kemi hequr dore nga pershkallezimet qe ishin ne draftin e pare. Jemi te vendosur qe nuk do lejojme asnje lloj deformimi. Hapi i pare eshte ne komisionin parlamentar, te gjitha partite percaktuese kane nje veto, pra propozimi si i njeres pale, si i tjetres, mund te bllokohet ne komision parlamentar", theksoi Demeti.
Nderkohe po ne vazhden e hapave qe do te ndjekin keto parti, shefi i ekzekutivit te PAD, beri me dije se "nga komisioni kalojne ne Kuvend, ku duhen ndryshime kushtetuese dhe kerkohen 94 vota dhe ne mendojme qe sot te dy partite, PS dhe PD, nuk i kane 94 vota. Ne rastin me te keq, ne rast se do t'i kene, atehere eshte e thjeshte, 28 deputete qe jane te siguruara firmat, do te firmosin per te kaluar ne referendum". Pikerisht per kete arsye, Demeti paralajmeroi se "tani nis dhe periudha e dyte pas dimrit te vetmise se madhe qe hoqi PS ne vitin 1991, si rezultat i trashegimise jo pozitive te Partise se Punes se Hoxhes. Sot, per arsye te kryetarit te saj, Edi Rama, qe eshte nje pinjoll i Enver Hoxhes, PS, per fat te keq, do te jete e detyruar te perjetoje nje dimer te dyte, i cili do te jete me pasoja dhe jo shume shpejt i rikuperueshem".
PS
"Sistemi aktual eshte nje sistem i padiskutueshem. Jemi drejt nje opsioni te nje sistemi proporcional rajonal, natyrisht, dhe kalimin nga zona me lista nje-emerore ne zona me lista shume-emerore. Ky lloj sistemi do t''i sherbeje zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, shmang mundesine e transferimit, tjetersimit te votes, apo abuzimin me voten e shqiptareve".
PD
"Te pranohet sistemi aktual i zgjedhjeve apo nje sistem i afert me te, do te thote te lejojme fenomenin e Dushkut dhe manovrat e tjera elektorale. Debati per reformen zgjedhore po kthehet ne nje debat qesharak. Ka disa levizje politike qe shkojne ne kundershtim me ate qe deklarohet dhe me ate qe thuhet. PD do te pranoje cdo lloj sistemi zgjedhor qe do te propozoje opozita"
Te vegjlit
Dhjete parti parlamentare nenshkruan nje marreveshje te perbashket per reformen zgjedhore, ku propozojne aplikimin e sistemit proporcional te personalizuar dhe listat e hapura. Keto parti do te kundershtojne me force sistemin spanjoll, preference kjo e PS dhe e mbeshtetur PD. Keto parti nuk kane hequr dore nga pershkallezimet ne rast se nuk do te pranohen keto propozime.
Marreveshja
Te gjitha partite e vogla parlamentare propozojne nje sistem proporcional te personalizuar, i cli duhet te miratohet ne Kuvend brenda muajit mars.
Ky eshte sistem zgjedhor kushtetues i permiresuar me qellim shmangien e fenomenit "Dushk", votimin me nje vote te unifikuar, me nje raund dhe tavan te hapur, me lista te hapura dhe me prag elektoral 2,5 per qind.
Kjo ben qe cdo parti te marre saktesisht ate qe i jep populli. Gjithashtu, sipas kesaj marreveshjeje, do te kundershtohet cdo sistemi tjeter, i cili nuk perputhet me realitetin e jetes politike shqiptare dhe do te kundershtohet cdo sistem, i cili deformon voten e elektoratit tip "dushk" apo i cdolloj tipi tjeter.
Te gjitha partite nenshkruese te kesaj deklarate te perbashket i bejne thirrje dhe dy partive te tjera qe te bashkepunojne per reformen zgjedhore, por bashkepunimi do te jete vetem ne rruge institucionale jo me kulisa, ne rruge institucionale ne komisionin per reformen zgjedhore dhe me pas ne Kuvend.
Sipas kesaj marreveshjeje, keto parti do te jene ne lidhje te vazhdueshme, do te informojne dhe do te kerkojne ndihme dhe bashkepunim nga institucionet nderkombetare, te BE-se te NATO dhe te OSBE/ODHIR. Zyrat e OSBE e kane marre kete draft.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›