E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria në ‘Schengen’, do trajtohet me urgjencë nga Parlamenti Evropian”

Eurodeputetët Kukan-Fajon mbështesin rezolutën për liberalizimin e vizave Shqipëri-BE. Dërgojnë mesazh publik për rininë shqiptare

Parlamenti Evropian do trajtojë me urgjencë çështjen e liberalizimit të vizave me Shqipërinë. Kështu janë shprehur eurodeputetët Eduard Kukan dhe Tanja Fajon, të cilët kanë mbështetur pa rezerva rezolutën e miratuar së fundmi, e cila i hap rrugë heqjes së vizave dhe integrimit të plotë në Union. Përmes një mesazhi drejtuar rinisë shqiptare, Kukan dhe Fajon, shprehen ‘pro’ liberalizimit të vizave edhe për vendet e mbetura në Ballkan, duke iu referuar kështu Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës.
Nga ana e tij, Kukan është shprehur i kënaqur për nismën e fundit të të rinjve shqiptarë, komunikuar në konferencën e Lidershipit Rinor Shqiptar, mbi mbështetjen e procesit të liberalizimit të vizave, duke theksuar se Shqipëria ka të domosdoshme angazhimin e të rinjve si fryma më aktive e prirjes së integrimit dhe standardizimit të vendit. “Si kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore jam në mbështetje të liberalizimit të vizave për të gjitha vendet e mbetura të rajonit”, shprehet Kukan, duke vënë në dukje se Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina duhet të përfitojnë vendimin e rëndësishëm për liberalizimin e vizave.
Nga ana e saj, europarlamentarja Fajon, e cila mbetet një nga lobueset më të mëdha e perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe për këtë mjafton të sillen në vëmendje disa rezoluta të miratuara në Parlamentin Evropian për njohjen e progresit të vendit dhe heqjen e vizave për qytetarët. “çështja e liberalizimit të vizave për Ballkanin sigurisht që është e rëndësishme dhe për këtë arsye, Komisioni Evropian do të merret me atë duke e trajtuar si një çështje urgjente”, deklaron në korrespodencën me të rinjtë e Këshillit Rinor shqiptar, Tanja Fajon eurodeputete.
Të rinjtë shqiptarë u kanë komunikuar dy përfaqësuesve të njohur të Parlamentit Evropian, se “inkurajojnë interesin e tyre për të dëgjuar zërin e tyre dhe që tregojnë qëndrimin e tyre pozitiv për liberalizimin e vizave për shtetasit shqiptarë”. “Ne besojmë se ka ardhur koha që Evropa mirëpret Shqipërinë në familje të gjerë dhe me këtë akt ai do të tregojë shqiptarëve se integrimi në BE është e ardhmja e tyre. Liberalizimi i vizave jo vetëm që do qasje qytetarët shqiptarë të ndihen pjesë e Evropës, por unë do të zgjojë interesin e tyre në këtë platformë të gjerë politike, ekonomike dhe kulturore”, thuhet në mesazhin e të rinjve shqiptarë.
Lidhur me çështjen në fjalë, atë të liberalizimit të vizave, autoritetet shqiptare besojnë në përmbushjen e kushteve të Komisionit Evropian, për të përfituar “Schengen”, brenda afateve të premtuara. Parlamentarët evropianë kanë shprehur zotimin e tyre për të konfirmuar qëndrimin pozitiv për heqjen e vizave, për qytetarët shqiptarë. Liberalizimi i vizave konsiderohet edhe si një shenjë e qartë e vlerësimit të Bashkimit Evropian ndaj një vendi potencial për t’iu bashkangjitur strukturave të integrimit. Liberalizimi i vizave jo vetëm që do jetë një qasje për qytetarët shqiptarë që të ndjehen pjesë e Evropës, por njëherazi do të zgjojnë interesin e tyre në këtë platformë të gjerë politike, ekonomike dhe kulturore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›