E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksat e Edi Ramës po na falimentojnë

Denoncimi i biznesit një ditë pas reagimit të PD-së

Me qindra biznese të vogla në Tiranë rrezikojnë falimentimin për shkak të taksave të larta vendore. Taksa, që siç shprehen përfaqësues të mazhorancës, ekspertë në fushën e ekonomisë, janë më të larta se sa përcaktohet në ligj.
Vetë biznesmenët pohojnë se vjelja e tatimeve nga bashkia e Tiranës sa vjen e shtohet nga muaji në muaj.
Një ditë më parë deputeti i Partisë Demokratike Florion Mima, ish–zëvendësministër i Financave, u bëri thirrje bizneseve të vogla të mos paguajnë më shumë tatime se sa parashikon ligji. Mima tha se tarifat e taksave të mbledhura nga Bashkia e Tiranës janë më të larta se 10 përqind e nivelit tregues të taksës për biznesin e vogël, çka përbën shkelje të ligjit për taksat vendore. Për pasojë, ai u bëri thirrje institucioneve përkatëse të ndërmarrin hapa të mëtejshme për parandalimin e kësaj situate antiligjore dhe jotransparente.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›