E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqipëria, në festë për rritjen ekonomike”

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi

Ministri i Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, ka deklaruar dje nga Durrësi, ku mori pjesë në ceremoninë e festës së Detit, se Shqipëria po njeh rritje ekonomike dhe kjo falë reformave të qeverisë dhe klimës pozitive që zhvillimin e biznesit. Ministri Olldashi, foli për rëndësinë e Portit të Durrësit për zhvillimin e qytetit, por edhe për ekonominë e gjithë vendit.
Drejtuesit e Portit kanë zgjedhur që këtë ditë të lejojnë qytetarët të vizitojnë ambientet e brendshme dhe të shohin projektin e ri për rregullimin e tij.
Ministri Olldashi u shpreh se gjatë këtij viti sasia e eksporteve të nxjerra nga Porti i Durrësit është disa herë më i madh.
“Nëse më parë raporti ka qenë nëntë me një për importet, tashmë ky raport ka rënë”- tha Olldashi. Olldashi ka theksuar se gjatë pesë viteve të fundit Porti i Durrësit është kthyer në një gjenerues të ardhurash për ekonominë e qytetit bregdetar, por edhe për gjithë vendin.
Nisur nga kjo, Olldashi u shpreh se ky zhvillim tregon se vendin “nuk është në krizë ekonomike, por në festë”.
Sipas ministrit të Punëve Publike, Shqipëria nuk po përjeton krizë sepse në një kohë kur vendet e ndryshme të Europës po shkurtojnë pagat dhe pensionet, qeveria shqiptare po i rrit ato duke filluar nga 1 korriku i këtij viti me mbi 10 për qind.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›