Shqiperia ne qender te vemendjes

“Dhjetra mijëra marshuan në sheshin e kryeqytetit, Tiranë, për të vendosur lule në vendin ku humbën jetën tre protestuesit - raporton Associated Press, - pa u shënuar asnjë incident”.
“Më herët gjatë ditës, kryeministri shqiptar Sali Berisha përjashtoi çdo marrëveshje me Edi Ramën. Kryeministri i Shqipërisë - thotë Associated Press – këmbëngul që zgjedhjet e përgjithshme të zhvillohen më 2013-n”.
“Dhjetra mijëra shqiptarë duke mbajtur lule dhe qirinj - shkruan Washigton Post - marshuan në heshtje në bulevardin e kryeqytetit të Shqipërisë në një demonstratë anti-qeveritare për të nderuar tre përkrahësit e opozitës që u qëlluan për vdekje gjatë protestës që u zhvillua të premten. Prestigjozja amerikane nënvizon vendimin e policisë për të refuzuar sigurinë e protestuesve”.
Washington Post citon edhe ambasadorin amerikan në OSBE, Jen Kellin i cili u bën thirrje të gjitha palëve dhe udhëheqësve në Shqipëri të angazhohen në një dialog të matur për të menaxhuar dallimet politike dhe për të shmangur gjakderdhjen dhe vuajtjen.
Sipas kësaj mediaje, tensionet u shtuan ndjeshëm në fillim të këtij muaji kur zëvendëskryeministri Ilir Meta dha dorëheqjen pas shfaqjes së një videoje, ku ai influenconte në tenderat e shtetit për përfitim personal.