Shqipëria në rënie, tani e 92-ta
Shqipëria humbi 1 vend në renditjen botërore të FIFA-s për muajin maj 2009, në raport me atë paraardhës (prill), duke zbritur tashmë në vendin e 92-të me 390 pikë, duke qenë një ndër 13 përfaqësueset e UEFA-s, që kishin pësuar një lëvizje me kah negativ. Prilli ishte një muaj “pushimi” për ekipet kombëtare dhe përgjithësisht nuk pati lëvizje në renditjen specifike kontinentale. Gjithsesi, Shqipëria ishte e vetmja në grupin tonë që zbriti një shkallë në FIFA, pasi edhe Malta modeste u ngjit një vend, tani e 150-ta. Kombëtarja jonë pas shkarkimit të holandezit Ari Han ndodhet ende pa trajner, edhe pse nga takimi kundër Portugalisë, më 6 qershor na ndan vetëm 1 muaj. Portugalia nuk lëvizi asnjë vend, sërish ndodhet e 11-ta në FIFA. Edhe Danimarka e Suedia mbetën në vendet e muajit paraardhës, përkatësisht në vendet 29-të e 31. Hungaria është me shenjën “plus”, duke u ngjitur 1 vend, tani e 43-ta në FIFA. Malta zbriti 5 vende, e 151-ta në ranglistën botërore. Renditja botërore dhe ajo evropiane kryesohet nga Spanja (1729 pikë), Gjermania (1362 pikë) e Holanda (1360 pikë).