Aksident tragjik ne aksion nacional Fier-Tepelene 6 te vdekur nga rrezimi i autobusit
UPDATE- 6 te vdekur dhe 20 te plagosur eshte bilanci perfundimtar si pasoje e aksidentit tragjik ndodhur mbreme ne oret e vona ne rrugen nacionale Fier-Tepelene ne fshatin Ziaj te Komunes Fratar. Ne nje konference per shtyp policia e shtetit deklaroi se aksidenti i rende ka ndodhur ne oren 20.00 ndersa autobusi i linjes Tirane -Athine me targe INB 9900 drejtohej nga shtetasi Tomas Tsogas i cili ka humbur drejtimin e mjetit duke shkaktuar dhe rrezimin ne 100 metra thellesi. Per menaxhimin e ketij aksidenti te rende dhe dhenien e ndihmes personave te demtuar menjehere jane angazhuar strukturat e Drejtorive te Policise se Qarqeve Gjirokaster dhe Fier si dhe te Komisariateve te Policise Fier Tepelene dhe Ballsh. Ne operacionin e shpetimit jane angazhuar gjithashtu dhe rreth 100 forca te FNSH si dhe forca te Repartit Special RENEA. Po ashtu jane angazhuar sherbimi zjarrfikes si dhe ai Spitalor i rretheve Fier dhe Tepelene. Prane Drejtorise se Pergjithshme te Policise eshte ngritur nje grup pune i cili po koordinon gjithe veprimet e sherbimeve te policise ne vendngjarje. Nderkohe nga forcat e policise qe ndodhen ne vendngjarje deri ne keto momente eshte bere e mundur qe te nxirren nga autobusi 20 pasagjere te cilet kane marre demtime te lehta dhe jane derguar per te marre ndihmen e pare prane strukturave spitalore. Aktualisht ne vendngjarje vazhdon puna e strukturave te Policise se Shtetit per tu ardhur ne ndihme te demtuarve te tjere nga ky aksident i rende.
...