“Dëmshpërblim financiar për ish-të dënuarit politikë, që u izoluan në spitale psikiatrike”
Kryeministri Sali Berisha kërkon shtimin e numrit të ish-të persekutuarve që do të dëmshpërblehen
Kryeministri Sali Berisha kërkoi dje, gjatë mbledhjes së qeverisë, që të shtohet numri i personave të persekutuar dhe ekzekutuar nga komunizmi që do të dëmshpërblehen.
Sipas Kryeministrit, në këtë kategori duhet të futen edhe personat që janë trajtuar si të sëmurë mendorë gjatë komunizmit vetëm sepse kishin bindjet e tyre politike kundër regjimit të asaj kohe. "Dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj edhe njëherë një problem madhor, problem themelor të shoqërisë shqiptare në këtë 100 vjetor të pavarësisë së vendit. Ky problem është ndarja e shoqërisë nga kalvari i egër 45 vjeçar që përjetuan shqiptarët. Sot kemi një vendim të qeverisë për dëmshpërblimin e një grupi të një kategorie tjetër të ekzekutuar apo të vdekur në hetuesit e sigurimit të shtetit, por në këto kategori duhet të shtohen të gjithë qytetarët, të cilët u ndrynë për bindje politike në spitalet psikiatrike. E vërteta e padiskutueshme dhe e dokumentuar është se spitalet e Elbasanit dhe Vlorës u përdorën njëkohësisht si burgje për vendime politike", tha Berisha.
Veprimtaritë e mbështetura nga KE përfshijnë përfaqësimin e grave nga zonat rurale në jetën politike, qasjen në drejtësi për fëmijët dhe romët, qasjen në mundësi ekonomike për viktimat e dhunës në familje, qasje në shërbime për personat me aftësi të kufizuara, respektimin e të drejtave në vendet e paraburgimit dhe ofrimin e shërbimeve për fëmijët dhe të rinjtë me autizëm.
Këto projekte janë dhënë përmes njërit prej instrumenteve financiare të BE-së nxitjen e demokratizimit dhe të drejtave themelore në nivel global, Instrumenti Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR).
Opinioni i KE-së i vitit 2010 për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim identifikoi 12 fusha që Shqipëria duhet të trajtojë me përparësi në mënyrë që të konsiderohet për statusin e vendit kandidatit. Mes tyre përfshihet ndërmarrja e hapave konkretë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sidomos për gratë, fëmijët dhe romët, si dhe "përmirësimi i trajtimit të të ndaluarve në stacionet e policisë, në paraburgim dhe burgje", etj.
Gjatë prezantimit të projekteve të reja, Shefi i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Ambasadori Ettore Sequi theksoi se demokracia nuk është një gjendje pasive e shoqërisë, por një formë qeverisje që ka nevojë të kërkohet në mënyrë aktive.