E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Transporteve: Rruga Tiranë-Shkodër, e hapur për trafikun

Rruga automobilistike Tiranë-Shkodër ka rinisur dje pasdite qarkullimin për mjetet e mëdha. Burime të Ministrisë së Transporteve kanë konfirmuar për mediat se kjo rrugë është e kalueshme për të gjitha mjetet. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në një njoftim të saj ka bërë me dije se rruga Tiranë–Shkodër është e hapur për trafikun, makinat e mëdha dhe fuoristradat kalojnë në trajektoren e zakonshme të këtij aksi, ndërsa makinat e vogla ndjekin trajektoren e segmentit rrugor kthesa Vaut i Dejës–Mjedë-Guri i Zi–Shkodër.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›