E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria ngjit një vend, e 79-ta

Renditja e FIFA

Kombëtarja shqiptare fiton një vend më shumë në renditjen e përmuajshme të FIFA-s, atë të muajit maj 2010. Ndërsa në muajin prill kuqezinjtë renditeshin të 80-ët, tashmë pozicionohen të 79-ët në kuotën e 496 pikëve. Në Europë, Kombëtarja jonë është sërish e 39-ta, duke lënë pas 14 vende. Shqipëria dhe Franca janë dy ekipet e vetme që kanë fituar vende në renditje brenda kundërshtarëve tanë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2012. Renditja e skuadrave të këtij grupi është Franca (1044 pikë, 9-ta), Rumania (853 pikë, 28-ta), Bosnja (604 pikë, e 51-ta), Bjellorusia (397 pikë, e 82-të, ka zbritur 1 vend) dhe Luksemburgu (193 pikë, i 127-ti). Kjo ngjitje e Shqipërisë vjen pas fitores 1-0 të martën në Malin e Zi, por që nuk ka ndikuar në këtë renditje. Rezultati i sfidës së kuqezinjve në Podgoricë së bashku me një fitore ndaj Andorrës, do t’i jepnin mundësi kombëtares sonë të kapërcente edhe disa vende të tjera në renditjen e muajit qershor. Ky klasifikim kryesohet sërish nga Brazili.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›