Standard & Poor's: Shqipëria në zonën B, me spekulim të lartë në ekonomi
apo monedhë lokale të emetuara nga shteti shqiptar është renditur një shkallë më lartë në nivelin B plus. Në të njëjtën kohë S&P vlerësoi me B bonot afatshkurtra në monedhë të huaj apo në monedhë lokale të emetuara nga shteti shqiptar. Standard & Poor's ka një parashikim stabël për ekonominë shqiptarë. Për Shqipërinë është dhënë edhe mundësia e transferimit të vlerësimit në nivelin e BB- (BB minus). Me këtë vlerësim të ri, Standard & Poor's rendit në vendin e 125 në botë bonot sovrane shqiptare. Vlerësimi i bonove shqiptare është i forcuar nga këndvështrimi ynë mbi prosperitetin relativisht të ulët të Shqipërisë, niveli i lartë i borxhit qeveritar në raport të përqindjes së të ardhurave qeveritare, rritja e vunerabilitetit nga faktorët e jashtëm për shkak të nivelit të lartë dhe të qëndrueshëm të deficitit të llogarive, dhe një paqartësi në ambjentin politik, thotë analisti i Standard & Poor's Marko Mrsnik. Nga ana tjetër, renditja është e mbështetur nga performanca solide e rritjes ekonomike dhe nga opinioni jonë për një potencial të madh rritje në terma afatgjatë, një kornizë ligjore që në mënyrë eksplicite ka prioritet pagesat e borxhit të shërbimeve, dhe perspektiva afatgjatë e integrimit europian, thotë analisti i Standard & Poor's. Pavarësisht se ekonomia e Shqipërisë shënoi një rënie të konsiderueshme të normës së rritjes ekonomike në vitin 2009 (nga 7.9% në vitin 2008 në afërsisht 3.3% për vitin 2009), Shqipëria është nga të paktat ekonomitë europiane që nuk u përfshi nga reçesioni. Kjo aftësi e saj për të qenë elastike i dedikohet kryesisht stimulit fiskal dhe monetar që arriti dobësimin e kërkesës së brendshme, pavarësisht se kjo është përkthyer në vonimin e rregullimit gradual të deficitit të llogarisë konkrete që është sa 15.3% e GDP-së për vitin 2009. Për vitin 2010, në opinionin tonë, duke marrë parasysh tërheqjen e pjesshme të stimulit fiskal dhe shanset e larta për më rritje të vogël të nivelit të kreditimit, ne presim që prodhimi i brendshëm bruto i Shqipërisë të rritet me një masë më të vogël në nivelin midis 2% deri në 3%. Sidoqoftë, në termat afatmesëm, ne besojmë se ekonomia është e destinuar ti rikthehet potencialit të saj për një rritje ekonomike midis 5% dhe 6% për çdo vit. Në këndvështrimin tonë, kjo do të kërkojë një përmirësim të zgjatur të konkurrueshmërisë së ekonomisë, dhe në mënyrë të veçantë përmirësimin e klimës së biznesit, dhe lehtësim të procedurave që aktualisht janë të rënda dhe të pavolitshme dhe një zgjidhje përfundimtare të çështjes së paqartë të të drejtës mbi pronën. Financat publike shqiptare karakterizohen nga qëndrueshmëria e borxhit të lartë qeveritar, pavarësisht rritjes shumë të fortë ekonomike. Borxhi i përgjithshëm qeveritar, dy të tretat e të cilit janë në monedhë lokale, parashikohet të arrijë në 57% të GDP-së në fund të vitit 2010. për më tepër, borxhi i përgjithshëm qeveritar sa 220% e raportit të të ardhurave qeveritare me borxhin është në nivelin më të lartë të bonove sovrane që ne vlerësojmë. Në këndvështrimin tonë, të ardhurat qeveritare relativisht të ulëta reflektojnë përmasat e mëdha të ekonomisë në hije dhe kufizimin e bazës së taksave aktuale të qeverisë. Parashikimi stabël për Shqipërinë, balancon potencialin e saj të fortë të rritjes ekonomike si dhe politikën e integrimit në bashkimin europian, me disbalancat e vazhdueshme të jashtë të vendit, borxhin relativisht të lartë qeveritar, dhe çështjet e pazgjidhura politike dhe institucionale.
Last Updated on E Marte, 20 Prill 2010 18:37