Epidemitë e para nga qielli
Satelitët përreth Tokës vazhdojnë të mbledhin një sasi të konsiderueshme të dhënash, gjithnjë e më të detajuara, të cilat mund të tregojnë se ku dhe kur do të përhapen sëmundjet
Në dhjetor të vitit 1997, në zonën e Garisas, në Kenian Verilindore, ngordhën mijëra lopë, dhi dhe dele. Një muaj më vonë virusi u përhap edhe te njerëzit. Në atë kohë ishte epidemia më e madhe e temperaturës në Rift Valley, e regjistruar ndonjëherë në Afrikën Lindore. Ngordhën rreth njëqindmijë krerë bagëtish, u infektuan 90 mijë persona në shtetet afrikane dhe humbën jetën qindra të tjerë.
Në dhjetor të 2007-ës ndodhi e njëjta gjë, ose më saktë ishte gati për të ndodhur. Ndryshimi ishte se herën e dytë u dha alarmi. Në shtator të 2007-ës studiuesit e "Goddard space flight centre" ("Qendra hapësinore e fluturimit Godard") në Merilend, që është pjesë e NASA-s, lajmëroi autoritetet keniane se kishte një problem. Qendra e ridha alarmin në tetor, më pas sërish në nëntor. Kur shpërtheu epidemia, ministri i Shëndetësisë së Kenias dërgoi në zonën e prekur ekipe për të vënë rrjeta kundër mushkonjave dhe për të paralajmëruar kryetarët e fshatit dhe autoritetet fetare të mos thernin bagëti dhe të mos konsumonin mishin e tyre. Edhe autoritetet morën masa. Në Kenia, Somali dhe Tanzani humbën jetën treqind persona, megjithatë mund të shkonte edhe më keq. Sipas Kenneth Linthicum, anëtar i departamentit të agrikulturës amerikane, nëse nuk do të ishin njoftuar, numri i viktimave do të ishte më i lartë. Alarmi u bë i mundur falë modelit të përhapjes së sëmundjes që doktor Linthicum kontribuoi ta zhvillonte. Të dhënat e paraqitura në model vinin nga satelitët.
Treguesit klimatikë
Në atë kohë, studiuesit e "Goddvard" vunë re se gjatë muajve të parë temperatura e sipërfaqes së zonës ekuatoriale të Oqeanit Indian ishte rritur me gjysmë grade. Kjo rritje kishte shkaktuar shira të fortë e të rrëmbyeshëm, vranësira dhe praninë e ajrit të nxehtë mbi një pjesë të mirë të Afrikës. Mushkonjat ishin shumuar me një shpejtësi marramendëse, duke e nxitur virusin përgjegjës të temperaturës së Rift Valley-t të zhvillohej, derisa ky i fundit të transmetohej lehtësisht nga një qenie te tjetra. Në shtator të 2007-ës studiuesit zbuluan të njëjtat fenomene në oqean dhe hodhën hipoteza se do të kishte të njëjtat pasoja.
Tentativat për të ndaluar epidemi të tilla bazohen gjithmonë te mbledhja e informacioneve mbi fushën përkatëse, që shpesh janë shumë të ngadalta dhe të kushtueshme. Të mbledhësh të dhënat e satelitëve është qindra herë më ekonomike. Satelitët mbledhin një sasi të madhe informacionesh mbi temperaturat, reshjet, bimësinë, shëndetin, nivelin e lagështisë dhe prodhimin e klorofilit të bimëve. Siç shpjegon David Rogers, ekspert i ekologjisë në Universitetin e Oksfordit, këto teknologji ndihmojnë shumë për t‘u bërë ballë ngjarjeve të papritura. Në studimin e tij ai ka bashkuar nivelet e fotosintezës (të kapura nga satelitët) me përmasën e një vene të krahëve të mizës "tse-tse", tipike të Afrikës Perëndimore. Masa e venës tregon shëndetin dhe shpërndarjen e popullsisë së mizave, si dhe jep të dhëna mbi mundësinë e shfaqjes së epidemisë së gjumit. Kjo sëmundje parazitare përhapet nga miza "tse-tse" dhe vret çdo vit mijëra persona në Afrikë. Të dhënat e satelitëve mbi fotosintezën mund të përdoren për të parashikuar epidemitë, pa qenë e nevojshme të mblidhen miza.
Fuqitë e monitorimit satelitor nuk mbarojnë këtu. Një tjetër studiues i qendrës "Centre de sivi écologique", një ent për shëndetin publik senegalez, citon një studim që tregon se si në Afrikën Perëndimore malaria është e prirur të përhapet më shpejt në lagjet periferike, sesa nëpër qytete apo baraka. Arsyeja, e treguar nga sateliti, është se në kopshtet e lagjeve periferike ka më shumë pellgje të vogla dhe puse. Kështu, satelitët jo vetëm që arrijnë t‘i fokusojnë këto pellgje të vogla uji, por edhe mund të matin thellësinë, kripësinë dhe sasinë e llucës, për të kuptuar më pas nëse janë ose jo ambiente të përshtatshme për mushkonjat.
Pjesë e këtij studimi nuk është vetëm Afrika. Për Renaud Lancelot, shefi i projektit "Eden", studimi satelitor tregon se Evropa do të rrezikohej shumë nëse ethet tropikale, malaria dhe temperatura e Rift Valley do të shfaqeshin në këtë kontinent. "Shikungunia", një virus i përhapur nga mushkonjat endemike të brezit tropikal të Afrikës dhe Azisë, ka ardhur në Shqipëri dhe Itali.
Mos vallë ky është një mesazh për atë që do të ndodhë më vonë?