Zbulohet një statujë antike në Bylis

Nga Express më 04 mars 2011 në ora 23:49
Në afërsi të Parkut Kombëtar Arkeologjik “Bylis”, të premten gjatë punimeve për sistemimin e rrugës nga Qafa e Kashit në Bylis është zbuluar një skulpturë antike, e cila është në gjendje shumë të mirë.
Drejtori i parkut, Bashkim Vrekaj, ka thënë se statuja, të cilës i mungon koka, është punuar nga guri gëlqeror dhe se ajo është e vjetër mbi 2.200 vjet.
“Statuja mund të jetë një perëndi lufte, ose një luftëtar ilir, por saktësisht do të saktësohet nga studimet në vijim. Ajo është nga trup-statujat e pakta që kemi gjetur në Bylis, sepse këtu portrete kemi gjetur edhe më parë, ndërsa shtatët janë të rralla”, ka thënë Vrekaj.
Ndryshe, zbulimi në fjalë shton pasurinë arkeologjike të Bylisit.