“Shqipëria, odisea e pabesueshme e një populli parahelen”
Autori i Lajmit: red.
Pellazgët antikë ekzistonin dhe ekzistojnë edhe sot nëpërmjet shqiptarëve, fosil i gjallë i asaj që ishte gjuha e parë evropiane. Për fat të keq, askush nuk dyshonte që shqipja qenkësh kaq e vjetër. Me gjithë studimet që kanë vënë në pah vijueshmërinë pellazge, të shqiptarëve gjatë shk.19, 20 dhe 21, edhe sot ajo nuk pasqyrohet në Historiografinë dhe Gjuhësinë botërore
Albanologu Mathieu Aref është autori i librit “Shqipëria, odisea e pabesueshme e një populli parahelen” (Albanie: historie, langue et l incroyable odyssée d un peuple préhéllénique) për realizimin e të cilit atij i është dashur të kontaktojë e të debatojë me shumë albanologë shqiptarë, me gjuhëtarë e linguistë, e arkeologë. Debati konsistonte në faktin që studimi kishte si tezë bazë teorinë që pellazgët janë banorët e parë të zonës ballkano-danubiane dhe të Egjeut, më vonë semito-egjiptianët pushtuan disa territore pellazge duke dhe duke u përzier me pellazgët kriijuan frytin, që do të merrte emrin helen ose grekë. Është lidhja që ai zbulon mes pellazgëve dhe shqiptarëve të sotëm ajo që ka çuar në debate me albanologët shqiptarë apo edhe me linguistët.
-Sa e vështirë ishte vërtetimi i tezës suaj gjatë punës kërkimore?
Nuk duhet që të neglizhohen pasojat kulturore dhe gjuhësore të lëna nga pushtimet e një pjese të Azisë nga ushtria e Aleksandërit të Madh, ku pjesa më madhe e ushtrisë ishte e origjinës pellazge (Pernianët, Ilirë, Arianët, Maqedonas, Trakas etj.) Është këtu hileja e ndërmarrjeve të gabuara deri tani. N.q.s. ne gjejmë fjalë pellazge ose shqipe në sanskritisht, nuk janë transmetuar nga kjo e fundit, por e kundërta. Akoma edhe sot ekziston një popullsi që gjendet midis Afganistanit dhe Pakistanit (Burrushi) që flasin shqip. Ata kanë mbetur ndoshta nga ushtarët e Aleksandrit të madh (shk. IV pk) që kanë qëndruar në atë vend dhe atje lanë dhe pasardhësit e tyre. Ky popull i humbur mes maleve të Azisë, ka lënë gjurmët e gjuhës dhe kulturës së tij, ashtu siç ndoshta e kanë lënë paraardhësit e tyre para pesë mijë vjetësh. Më në fund, unë sinjalizoj që greqishtja nuk është shkruar veçse rreth fundit të shekullit të VII dhe fillimit të shekullit të VI p.k. Sanskritishtja nuk është shkruar veçse në atë epokë gjithashtu. Kemi të bëjmë me dy gjuhë bashkëkohore dhe pak a shumë të reja. Latinishtja nuk është shkruar, veçse në shekullin e III p.k. Janë këto gjuhë që janë studiuar në shekullin e XIX. Pellazgët antikë ekzistonin dhe ekzistojnë edhe sot nëpërmjet shqiptarëve, fosil i gjallë i asaj që ishte gjuha e parë evropiane. Për fat të keq, askush nuk dyshonte që shqipja qenkësh kaq e vjetër. Me gjithë studimet që kanë vënë në pah vijueshmërinë pellazge, të shqiptarëve gjatë shk.19, 20 dhe 21, edhe sot ajo nuk pasqyrohet në Historiografinë dhe Gjuhësinë botërore. Gjithashtu nuk është bërë ndonjë përpjekje nga institucionet shqiptare përkatëse në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni apo Mal të Zi, për një debat kombëtar apo ndërkombëtar për këtë temë. Ku qëndron ky “ngërç” i studiuesve të historisë dhe gjuhësisë?
-Pse pikërisht pellazgët tërhoqën vëmendjen tuaj?
Konsiderohet që pellazgët e vjetër janë zhdukur pa lënë gjurmë. Kështu është gabuar dhe refuzuar konsiderata që ka ekzistuar një gjuhë më e vjetër se greqishtja dhe sanskritishtja. Dijetari nuk duhet të jetë naiv dhe as të lëshojë pé, për argumente më pak bindëse ose të gabuara. Ne nuk jemi nga ata që pranojnë verbërisht atë që thonë disa gjuhëtarë të caktuar, historianë apo arkeologë. Unë nuk gjykoj dhe mendoj, nuk studioj dhe nuk bazohem tek ato që thotë ky apo ai specialist, qoftë edhe i shquar. Unë kam kryer një studim kritik mbi atë që njeri apo tjetri thonë mbi gjuhën shqipe (si PR Ilirishten dhe Pellazgjishten e lashtë) në veçanti dhe mbi gjuhën indo-evropiane në përgjithësi. Vetëm kështu unë pata mundësi të parashtroj mendimet e mia personale, të mbështetura nga argumente të përshtatshme dhe të prekshme. Në mënyrë kurioze arkeologu M. Kurkuti, që përpara debatit ende nuk e kishte lexuar librin tim, nuk ishte i bindur për barazimin pellazg=ilir=shqiptar. Për të, është akoma e vështirë që të provohet, që shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve dhe për ta, thotë ai, nuk kemi prova të shkruara. Apo ndoshta ai i është nënshtruar të ashtuquajturës “e pranuar nga të gjithë” dhe kjo është arsyeja që ai nuk ndërron mendim apo ndoshta të vetmet lexime dhe referenca janë të kufizuara nga konsideratat ideologjike dhe politike, ose në teza që u ka ikur koha.
-Cili ishte argumenti kundra tezës suaj që linte për të dëshiruar?
Çuditërisht, ai i quan paraardhësit e ilirëve si para-ilirë, sepse nuk guxon të përdorë emërtimin «pellazg». Njohjet e tij reduktohen në mënyrë strikte “janë pranuar nga të gjithë”: ai bazohet në ato që thonë “ajatollahet” universitare. Për të, meqë Pellazgët nuk kanë lënë gjurmë të shkruara, ata nuk mund të quhen si paraardhës të ilirëve dhe të shqiptarëve të sotëm. Në mungesë të shkrimeve pellazge (që janë shkatërruar, ndoshta nga pushtuesit Helenë), ata kanë lënë gjurmë gojore si p.sh: epoletë e quajtura homerike, emrat e mitologjisë së ashtuquajtur greke, toponimet, oronimet, eponimet, antroponimet që dhe sot nuk mund të shpjegohen veçse me gjuhën e sotme shqipe. Pa folur fare për gjurmët paleontoligjike dhe arkeologjike në shpellat e banuara, rrasat dhe ndërtesat ciklopike të quajtura pellazgjike, muret e para rrethuese të akropolit në Athinë, të quajtura pelargikon, fortifikatat e Mikenës, Argosit, Korintit, Pylosit etj. Duke iu shtuar këtyre dhe tekstet e autorëve antikë që konfirmojnë unanimisht, që pellazgët ju kanë trashëguar helenëve kultet e tyre, kulturën e tyre dhe gjuhën e tyre. Herdodoti ka konfirmuar që Jonët ishin pellazgë të kthyer në Helen, pasi kishin mësuar greqishten dhe që Dorët ishin nga mbretërit Egjiptianë. Pra, meqenëse gjuha shqipe arrin të deshifroj «pellazgjishten e vjetër», Ilirët (paraardhës të mirënjohur të shqiptarëve) nuk mundet të jenë veçse pasardhës të pellazgëve. Kjo është matematikë.
-Çfarë do u kërkonit kolegëve tuaj që nuk janë të bindur për interpretimin e drejtë të fakteve të sjella nga ju?
A nuk u mjaftojnë këto të arkeologëve, historianëve, gjuhëtarëve që të kuptojnë se kush janë në të vërtetë Pellazgët, dhe pasardhësit e vetëm të tyre? A mos vallë duhet të presin që të zbulojnë një “gur rossete” (gur me shkrime të lashta që shënoi fillimin e deshifrimit të hieroglifeve) për t u bindur? Është koha që arkeologët, historianët, dhe gjuhëtarët e gjithë botës të dalin nga rutina e tyre, të çlirohen nga paragjykimet, të largohen nga pistat e gabuara që na çojnë në qorrsokak e na pengojnë për të parë qartë, duke na e mjegulluar kohën e lashtë (1200-800 p.k) që për një kohë të gjatë janë quajtur «shekuj të errët». Në fakt, është mungesa e studimeve dhe kërkimeve shumë-disiplinore (për një temë të dhënë) që i bëjnë arkeologët të mos jenë në dijeni të studimeve të historianit, etnologut, antropologut, gjuhëtarit apo mitologut.
-Në punën tuaj studimore, si historian i lashtësisë, a ka ndikuar emocionalisht qenia juaj me origjinë shqiptare?
Në librat e mi nuk ka absolutisht ndjenja personale, as nacionalizëm, as fantazira, por një tezë serioze e përpunuar shkencërisht me argumente të bazuara dhe të qëndrueshme si dhe referenca të verifikueshme. Kështu që dy librat e mi «Shqipëria, (historia dhe gjuha) ose Odiseja e pabesueshme e një populli para-helen» dhe «Greqia (Mikena=Pellazgët) zgjidhja e një enigme», janë fryti i një reflektimi 30-vjeçar dhe të pesë viteve të kërkimeve të thella në shumë fusha shkencore: në historinë e lashtë para-helene, antropologji, arkeologji, paleontologji, gjuhësi, etnologji, mitologjinë (pellazgjike), e quajtur greke dhe ndonjë studim mbi poemat e quajtura homerike. Këto studime janë bërë dhe mbi bazën e një bibliografie të pasur marrë në universitetet më të mira të Sorbonës, në Institutin e Gjuhëve Orientale, dhe në bibliotekat më me zë (Biblioteka Kombëtare, Sorbon-Saint-Genevieve, Muse de l homme, Arsenal, etj) Këto libra dalin nga shtigje të rrahura dhe nuk u nënshtrohen paragjykimeve, tezave «të pranuara nga të gjithë», as shkrimeve tendencioze, shoviniste me një ideologji të caktuar.
box
Prononcimi i autorit
Ne në Perëndim nuk kundërshtojmë pa dhënë provën e së kundërtës
Për sa i përket tezës sime mbi pellazgët, u desh që të vija në Shqipëri, ku studimet mbi pellazgët kanë qenë të pakta e më pak të rëndësishme sesa në vendet e tjera, për të kuptuar mosbesimin e deri urrejtjen (pa argumente e pa prova bindëse) të një pakice kokëngjeshur të universitarëve shqiptarë. Megjithatë, kam takuar një numër të caktuar universitarësh të ndershëm, objektivë, të përgatitur e me një këndvështrim të gjerë, që e kanë përqafuar plotësisht tezën time. Po ashtu, kur doli libri im i përkthyer në shqip «Shqipëria, Odisea e pabesueshme e një populli parahelen», pritja e publikut shqiptar dhe atij shqipfolës ka qenë e nxehtë dhe entuziaste. Deri më sot, veçanërisht në Francë dhe përgjithësisht në Perëndim, nuk kam patur as më të voglën kundërthënie apo kundërshtim zyrtar. Në fakt, këtu në perëndim, nuk jemi mësuar të kundërshtojmë një tezë pa dhënë «provën e të kundërtës». Në Tiranë pata përshtypjen se isha kthyer në kohën e Galileut, kur ai pohonte se toka ishte e rrumbullakët me gjithë kundërshtimet dhe kërcënimet e bëra ndaj tij.
Ky lajm është publikuar: 15/08/2008