E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria pa votë në Strazburg. Ngrijnë kredencialet e delegacionit

Kredencialet e delegacionit shqiptar në Këshillin e Europës janë ngrirë deri të enjten. Vendimi është marrë të hënën në çelje të punimeve të sesionit të dimrit, kur duhej të miratohej dhe lista e vendeve anëtare në këtë Asamble. Mësohet se ka qenë grupi socialist i asamblesë që ka kërkuar një gjë të tillë duke e argumentuar si cënim të rregullores së Këshillit të Europës mënyrën e përfaqësimit të Shqipërisë.

Drejt Strazburgut udhëtuan një ditë më parë anëtarët e delegacionit
tonë, Iilir Rusmali, Lajla Përnaska dhe Shpëtim Idrizi, ndërsa refuzoi
të shkonte Kastriot Islami.

Në axhendën e Asamblese Parlamentare parashikohet që situata në Shqipëri
të jetë objekt debati këtë të enjte, bazuar në dokumentin e dy
reporterëve të Strazburgut Lakso dhe Uillshajër.Cënimi i marrëdhënieve
mes vendit tonë dhe KE-së ishte vënë në dukje dhe në këtë dokument.
Mësohet se po të enjten do të debatohet dhe për vendimin e marrë këtë të
hënë për ngrirë kredencialet dhe të drejtën e votës delegacionit
shqiptar.

Azhornuar së fundi ( e hënë , 25 janar 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›