E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, dënime nën minimumin ligjor për veprat penale

Të jetosh në Serbi, ku tashmë nuk të duhet viza për të udhëtuar drejt perëndimit, më keq do të kalosh nëse shkel rregullat e trafikut rrugor se sa vrasje, përdhunim ose trafik droge.  Statistikat e Ministrisë serbe të Drejtësisë për periudhën Tetor 2008- Tetor 2009, dëshmojnë se për veprat e rënda vrasje, përdhunim dhe trafik droge, vendimet e shumta gjyqësore janë më të ulëta se minimumi ligjor.

Për vrasje, ku parashikohet dënimi prej 5-15 vjet burg, 63 % e vendimeve
janë nën minimumin ligjor ndërsa për vrasje të rënda, ku parashikohet
dënimi prej 10- 40 vjet, 52 % e dënimeve janë nën minimum. Për
përdhunime të rënda ku viktimë janë personat e palëvizshëm dhe fëmijët,
dënimi iI parashikuar prej  3-15 vjet, nuk është zbatuar në 50 %  të
rasteve ndërsa për përdhunime të lehta statistika ëshët tmerruese, 100 %
e dënimeve janë nën minimumin ligjor. Për trafik droge ku dënimii
parashikuar është 5-15 vjet, 80 % e dënimeve janë nën minimumin e
parashikuar ligjor.

Në këtë situatë, Sekretari shtetëror pranë kësaj Ministrie, Sllobodan
Homen thekson se janë detyruar të ndërhyjnë në ligj, dhe nga nëntori I
vitit 2009, për disa vepra penale, në Serbi nuk mund të dënohesh nën
minimunin e lejuar ligjor, si tek përdhunimet e personave të
palëvizshëm, fëmijëve, rrëmbimit, trafikut me drogë dhe trafikut me
qenie njerëzore.

Përveç dënimeve të rrepta, profesori i fakultetit Juridik në Beograd,
Goran Iliç thotë se problem janë edhe burgjet. “Sipas standarteve
evropiane, në burgjet serbe mund të vendosen 4.500 të burgosur ndërsa në
fund të vitit 2009 ishin 11.000 numër ky që është në rritje. Nuk mund
të shkohet në burg për shkelje të rregullave të trafikut nëse dëshiron
të kesh vend për vrasës, përdhunues dhe trafikant drogash,” thekson Iliç
duke rikujtuar shembullin e paprecendt të 21 janarit: Gjykata e lartë
në Zrenjanin ka dënuar 29 vjeçarin Lubisha Millojkoviç me vetëm 4 vjet e
gjysëm për vrasjen e komshiut 40 vjeçar, pas një zënke banale në kafe.

Agim Popoci  

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›