Ligji antimafia, Berisha: Ja si do të zbatohet
Te gjithe ata qe do te faktojne abuzimet me pronat publike do te shperblehen nga qeveria. Me te marre nje informacion te tille atehere fale ligjit per sekuestrimin e pronave te krimit te organizuar do te nderhyet konkretisht per te kthyer situaten ne normaliteti. Kjo eshte kjo eshte strategjia e parashikuar nga qeveria per te rregulluar me ligj situaten e pronesise sidomos per pjesen turistike.
“Ftoj të gjithë qytetarët që disponojnë të dhëna, t’i dorëzojnë ato, në
interesin më të mirë të vendit. I garantoj se, në përputhje me ligjin,
ata do të shpërblehen. Numri i pronarëve të pronesuar në mënyrë të
paligjshme, tejkalon qartë atë të pronarëve të vërtetë. Ky ligj që hyn
në fuqi këto 2 ditë do t’u mundësojë agjencive të zbatimit të ligjit
përgjigjen më të përshtatshme ligjore ndaj të gjithë atyre që, edhe në
vitin 1952, sillnin të ndjerin Xhani Anjeli në Shqipëri, me dokumente të
falsifikuara vetëm e vetëm për të vjedhur prona” tha Berisha.
Me heret ne mbledhjen e komitietit nderminsitror per vizat dhe me pas ne
mbledhjen e grupit demokrat, kryeministri Berisha deklaroi se vendi yne
pret i sigurte brenda 6 muajve vendimin nga BE per liberalizimin e
vizave. Ai tha se deri me tani jane plotesuar shumica e kushteve te
kerkuara qe kane te bejne me dokumentet e identifikiimt dhe sigurine e
kufijve. Ne kete drejtim kryeministrin Berisha kerkoi miratimin sa me
pare te ligjit per moratoriumin e skafeve.
Bledian Koka
Azhornuar së fundi ( e hënë , 25 janar 2010 )
< I mëparshmi