E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Shqipëria, partner i besueshëm”

Në ditën e dytë të vizitës në Estoni, Kryeministri Berisha ka zhvilluar takime me homologun e këtij vendi Andrus Ansip, Presidnetin Toomas Hendrik Ilves, si dhe drejtues të tjerë të tij.

Gjatë takimit me homologun estonez, Kryeministri Berisha prezantoi reformat e ndërmarra nga qeveria, kryesisht në fushën e teknologjisë së informacionit. Kryeministri estonez vlerësoi reformat e qeverisë shqiptare dhe kontributin personal të kryeministrit Berisha në progresin e tyre. Në këtë kontekst, Kryeministri Ansip vlerësoi hapat e rëndësishme të Shqipërisë drejt zhvillimit të një demokracie të qëndrueshme dhe të ekonomisë së tregut. "Reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, u shpreh zoti Ansip e kanë bërë tashmë Shqipërinë një partner të besueshëm ekonomik dhe një vend tërheqës për investitorët estonezë. Kurse presidenti Ilves tha se, Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm përpara vitet e fundit dhe ne mirëpresim rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e teknologjisë së informacionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›