E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria pasioni im, promovim i vlerave natyrore dhe kulturore

Në kanalin televiziv Euro Newsshfaqen pjesët më të bukura turistike shqiptare
Pamjet me ngjyra të ëmbla dhe plot kontraste të plazheve, maleve, monumenteve kulturore, qyteteve dhe njerëzve, të cilat i komunikojnë shikuesve pamje të forta dhe mbresëlënëse, duke i joshur të vizitojnë Shqipërinë, kjo është gjithçka që përmban spoti publicitar, Albania my passion (Shqipëria pasioni im). Ky spot u promovua dje në mjediset e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, nga ministri Ylli Pango, i cili gjatë këtij promovimi mundësoi një lidhje direkte për mediat, me kanalin Euro News gjatë transmetimit të tij. Transmetimi i spotit bëhet në orare të ndryshme në kanalin televiziv më të ndjekur botë. Kështu kanali Euro News, i cili transmeton në tetë gjuhë të botës, ka filluar që dje të shfaqë dhe spotin publicitar të Shqipërisë, duke dhënë pjesët më të bukura të jetës turistike të vendit tonë. Pas spotit të parë në rrjetin prestigjioz CNN, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve po dje shpalli si një nga prioritetet e punës, promocionin në mediat ndërkombëtare të potencialeve turistike dhe të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, në kuadër të këtij prioriteti është dhe spoti, i cili ka filluar të shfaqet në kanalin Euro News, ku për herë të parë ai u shfaq dje në orën 10:46: 20 (A.M) në prani të ministrit Pango si dhe të mediave. Në 30 sekonda kohëzgjatje, mesazhi promocional shfaqi disa nga bukuritë e natyrës shqiptare si dhe të zonave bregdetare, përfshirë këtu monumentet e kulturës si Butrinti, e deri tek paketa e fundit turistike 40 Hanet. Prodhimi dhe transmetimi ndërkombëtar i këtij spoti u mundësua nga vetë rrjeti Euro News me një fond limit prej 15-16 milionë lekë (pa TVSH). Ministri Pango e cilësoi spotin për turizmin si një prej arritjeve më të mëdha që po bëhen për të rritur imazhin e vendit tonë në botë, e cila do të rrisë dhe numrin e vizitorëve në vendin tonë. Është një arritje e madhe në fushën e promovimit të vlerave dhe pasurive kombëtare natyrore e kulturore, e cila do të ndihmojë në rritjen e numrit të vizitorëve në Shqipëri, theksoi dje titullari Pango. Më tej ai shtoi se: Nga pikëpamja e specialistëve të Euro Neës, produksioni i këtij spoti u konsiderua në cilësi më të lartë, krahasuar me Kroacinë. Pas futjes së informacioneve të detajuara të monumenteve të kulturës dhe kalave kryesore në vend, në një nga sitët më të rëndësishëm në internet, ky është një tjetër hap i rëndësishëm në promovimin e vlerave Shqiptare në mbarë botën. Në kuadër të kësaj, tre javë gjatë periudhës shkurt-prill 2009 do të transmetohet spoti Promovimi i Turizmit në Shqipëri në rrjetin Euro News, kanali NR.1, që në Evropë përfaqësohet nga një rrjet distribucion prej më se 21 stacione televizive me 169 milionë shikues në Evropë e më gjerë. Numri total i spoteve që do të shfaqen gjatë kësaj periudhe kohore është 99. E nëpërmjet këtij spoti, ftohen turistët e huaj ta zbulojnë Shqipërinë, këtë destinacion të ri mesdhetar me trashëgimi kulturore tepër të pasur dhe natyre të larmishme dhe magjepsëse; duke e bërë këtë në mënyre të thjeshtë dhe të natyrshme, ashtu siç duhet të jetë një eksperiencë e vërtetë udhëtimi. Gjatë shfaqjes së spotit, 60% e tij do të transmetohet në prime-time, para edicionit të lajmeve apo gjatë transmetimit të tij), do të fillojë tre javë gjatë periudhës shkurt-prill 2009. Prodhimi dhe transmetimi ndërkombëtar i këtij spoti është bërë nga vetë rrjeti Euro News.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›