Prifti: Qeveria të largohet nga euforia ekonomike e tepruar

LSI propozon masa konkrete për zgjidhjen e krizës ekonomike
Përkundër deklaratave të qeverisë për rritje ekonomike, Lëvizja Socialiste për Integrim nëpërmjet nënkryetarit dhe deputetit të saj, Dritan Prifti ka bërë publike disa pika konkrete që ndihmojnë në përballimin e rënies ekonomike, e cila në të vërtetë ndihet gjithandej. Prifti i ka bërë thirrje qeverisë që ta marrë më seriozisht krizën. Nuk ka vend për tu mburrur që në jemi ndër 10 vendet më të paprekur në botë nga kriza financiare. Këto janë gjëra që nuk i beson askush, sepse ne lëvizim në të gjithë Shqipërinë çdo ditë dhe e shohim se sa e vështirë është bërë jetesa për një pjesë të madhe të popullsisë shqiptare, mbase për 50 për qind të popullsisë. Kështu që, qeveria nuk duhet të punojë vetëm me demagogji, si kjo që ka bërë sot në mediat e shkruara, duke thënë se po merren masa për krizën, në një kohë që të gjitha këto masa kanë qenë të parashikuara që në buxhetin e këtij viti. Pra, nuk ka asnjë gjë të re, u shpreh nënkryetari Prifti. Gjithashtu, ky i fundit i ka bërë thirrje qeverisë të largohet nga euforia e tepruar dhe e pakuptimtë dhe me të vërtetë të marrë masa për mbrojtjen e atyre që janë goditur rëndë nga kjo krizë.
Propozimet e LSI për zgjidhjen e krizës ekonomike
Në masat konkrete të propozuara nga LSI për zgjidhjen ekonomike ndër të tjera propozohet që qeveria të shohë mundësinë për të ulur të paktën me 10 për qind tatimin mbi vlerën e shtuar për një pjesë të rëndësishme të mallrave ushqimorë. Kështu, sipas Priftit kemi mundësinë që në mënyrë indirekte të ulim çmimin për ato që nuk kanë mundësi të përballojnë as ushqimet për familjet e tyre. Pra, shpjegon Prifti të sjellim menjëherë një ulje çmimi prej 10 për qind në ushqimet bazë në treg. Kjo mund të jetë një ulje e përkohshme, të paktën prej 6 muajsh, për të parë efektin në ekonomi dhe në buxhetet familjare. Prifti tha se LSI propozon që në datën 1 Maj Qeveria duhet patjetër të bëjë një rritje prej 30 për qind të pensioneve dhe jo rritje prej 5 për qind, siç ka parashikuar të bëjë në muajin Maj. Sepse, janë pothuajse 500 mijë pensionistë, të cilët preken drejtpërdrejt nga kriza e sotme. Gjithashtu, propozohet një rritje prej 50 për qind të ndihmës ekonomike dhe të pagesës së papunësisë. Nënkryetari Prifti theksoi se LSI propozon një rritje të subvencionit në bujqësi, sepse dhe pjesa e fshatit është pjesa më e madhe e popullsisë e prekur dhe nga 10 miliardë lekë që është subvencioni në bujqësi, të shkojë brenda këtij viti, të paktën 30 miliardë lekë, ku të subvencionohen drejtpërdrejt fshatarët për prodhimin e tyre. Subvencioni të mos u shpërndahet në mënyrë selektive, disa militantëve të Partisë Demokratike, disa njerëzve që bëjnë sikur mbjellin ullinj, por tu shkojë fermerëve jo në mënyrë selektive dhe drejtpërdrejt për prodhimin e tyre, sepse kështu nxisim edhe prodhimin, theksoi Prifti. Një tjetër propozim i rëndësishëm i LSI është edhe rritja e punësimit nëpërmjet ndërhyrjes me masa fiskale. Prifti shpjegoi, të hiqet tatimi i fitimit për të gjithë bizneset e reja për një periudhë dy vjeçare, të paktën për periudhën që dimë se do të jemi të prekur nga kriza. Kjo fazë do të rrisë punësimin në vend, i cili është jetik. Ai i ka bërë thirrje qeverisë që investimet e buxhetit, nëse është e mundur, ti përqendrojë te kompanitë shqiptare, e jo të investojë miliarda lekë në rrugën Durrës-Kukës e paratë ti marrin turqit, apo dikush tjetër, dhe të mos mbeten në Shqipëri. Gjithashtu, theksoi Prifti duhet të nxisim elementin shqiptar në prokurimet publike dhe ta favorizojmë atë nëpërmjet tenderave, nëpërmjet fondeve publike. Së fundi, Prifti është ndalur tek bllokimi i kredisë në ekonomi. Ai tha se pothuajse të gjitha bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, në gjashtë muajt e fundit, kanë reduktuar kredidhënien në pothuajse 10 për qind të asaj që kanë dhënë një vit më parë. Sipas tij, është një rënie me pothuajse 90 për qind e kreditimit në ekonomi, sepse ka një hezitim të madh të bankave për të hedhur para në ekonominë shqiptare dhe Qeveria duhet patjetër të gjejë mënyrën për të nxitur bankat që të vazhdojnë kreditimin. Ka banka, të cilat nuk dua ti përmend me emra, por që në gjashtë muajt e fundit kanë dhënë vetëm 200 mijë euro kredi gjithsej në gjashtë muaj. Kjo është e papranueshme për ne, duhet të jetë e papranueshme për Qeverinë dhe duhet gjetur mënyra për të nxitur bankat për të vazhduar kreditimin e ekonomisë.
****************************************************************
Meta në Korçë: Forcat e vjetra politike nuk sjellin asgjë serioze
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar Konferencën e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Qarkun e Korçës. Qindra gra dhe vajza korçare ishin mbledhur në Teatrin e Korçës "Andon Zako Çajupi". Në këtë takim merrte pjesë edhe Lideri i LSI, Ilir Meta, i shoqëruar edhe nga nënkryetarja e LSI, Filloreta Kodra, Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili, Sekretari Politik i qarkut të Korçës Mishel Papakozma, dhe të tjerë drejtues të LSI-së dhe LGI-së në këtë qytet. Meta në fjalën e tij u shpreh se PD dhe PS i ka zënë paniku, sepse këto forca të vjetra nuk ofrojnë asgjë serioze përveç mashtrimeve pafund që shikoni në spotet e Qeverisë Berisha, dhe në spotet e Bashkisë së Tiranës. Miliona euro po harxhohen nga paratë e taksapaguesve të Shqipërisë apo të Tiranës, për ti mbushur mendjen shqiptarëve për sukseset e padiskutueshme që kanë realizuar gjithë kësaj kohe. Janë spote të neveritshme, që duhet ti mbushin mendjen pensionistëve që gjoja po jetojnë më mirë pas katër vjet qeverisjeje të Sali Berishës. Ata kujtojnë se pensionistët mund të ushqehen me statistikat e tyre mashtruese për gjoja rritjen e pensioneve, kur vetëm dy javë më parë mazhoranca e Sali Berishës rrëzoi pa asnjë argument një projektligj të shkëlqyer, human, realist dhe krejtësisht të përballueshëm nga buxheti i shtetit, sikurse ishte projektligji i propozuar nga LSI, atë që nuk bëri asnjë forcë tjetër politike në këto 19 vjet tranzicion. Lideri i LSI u shpreh se, ne duhet të ndahemi njëherë e mirë nga Gërdec-Qeveria, nga morali që ajo përfaqëson, e cila ka si qëllim vetëm fitimet kolosale të Sali Berishës, të familjes së tij dhe të gjithë klanit të tij, dhe që ka si pasojë varfërimin e gjithë familjeve shqiptare. Ndaj unë jam i bindur se Korça dhe gjithë Shqipëria, do të japë përgjigjen e duhur në 28 Qershor. Por, njëkohësisht unë jam i bindur se nuk mund të pajtoheni me hipokrizinë e politikës së re, e cila vetëm gjëra të reja nuk sjell. Nuk është politikë e re, sepse po të ishte e tilla, Rama dhe deputetët e PS-së i bashkonin votat me LSI-në për të ngritur Komision Parlamentar për të hetuar tragjedinë e Gërdecit. Por ai nuk i dha votat, sepse prishej "Viti i Mjaltit" me Sali Berishën, sepse kaq zgjati dhe periudha e këtij bashkëpunimi mes lidershipit të PS-së dhe PD-së, që filloi me Gërdec-Kushtetutën, dhe përfundoi me Kodin Zgjedhor. Ndërsa, Sekretari i Përgjithshëm i LSI Vasili, gjatë përshëndetjes së tij u shpreh se LSI ashtu sikurse që në ditën e parë të krijimit të saj është një derë e hapur për të gjitha gratë, nënat dhe motrat korçare, ku të shprehin hapur shqetësimet dhe hallet e tyre. "Këtë emancipim dhe këtë vlerë të madhe korçare që vjen nga qyteti juaj, duam ta zgjerojmë akoma më shumë, jo vetëm në të gjithë qarkun e Korçës, por në të gjithë Shqipërinë.
*******************************************************
Vasili: Kodi zgjedhor siguron fitoren e së majtës
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Petrit Vasili deklaroi se Shqipëria është me ekuilibra shumë të brishte ekonomikë, andaj LSI ka kërkuar që Shqipëria të ketë planin antikrizë. "Kemi kërkuar që të bëhet publik plani për ekonominë, gjithashtu t'i jepet ndihmë industrisë së konfeksioneve, sepse punësojnë me qindra njerëz", u shpreh Vasili. Sipas tij, euforia e qeverisë shqiptare dhe ekzaltimi për ekonominë e bëjnë qeverinë më qesharake se kurrë. "Duhet që qeveria të pranojë krizën dhe të pranojë ndihmën, në të kundër Shqipëria do gjunjëzohet përfundimisht nga kriza", shtoi Vasili. Lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-