E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia permbush rekomandimin e 10 te BE-se

Shqipëria përmbush rekomandimin e 10 të BE, strategjinë kombëtare të pronës e cila u miratua nga këshilli i Ministrave vetëm tre ditë më parë. Zv/ministri i Drejtësisë Ermal Dobi për mikrofonin e Abc News shprehet se e drejta themelore e pronës si një e drejtë themelore e njeriut tashmë do të fuqizohet dhe respektohet si pasojë strategjisë kombëtarë të pronës.

Zv/ministri sqaron se afatet kohore për zbatimin e kësaj strategjie, e cila tashmë kalon në fazën e implementimit i ka të përcaktuara qartë dhe ato do të mbyllen brenda vitit 2020.

Implementimi i strategjisë kombëtare sipas Dobit do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë tek investimet e huaja dhe shqiptare.

Hartimi i këtij dokumenti të rëndësishëm është bërë nëpërmjet një procësi transparent sipas Dobit, ku kontribut ka dhënë edhe shoqëria civile përmes sugjerimeve të paraqitura, të cilat janë analizuar dhe marrë në konsideratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›