E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi i vendit kandidat, PS lobing në Parlamentin Europian

PS nëpërmjet kryetarit të grupti parlamentar Gramoz Ruçi dhe deputetit Taulant Balla ka lobuar në Parlamentin Europian që Shqipëria të marrë vjeshtën e këtij vitit statusin e vendit kandidat për në BE.
 

Në mbledhjen e grupit socialist dhe demokrat të PE në Bukuresht, duke iu drejtuar 184 eurodeputëteve, Gramoz Ruçi bëri një preznatim të zhvillimeve politike në Shqipërisë, duke kërkuar mbështejen në procesin integrues.
 

Në përgjigje te kërkesës se Ruçit, presidenti i grupit parlamentar social- demokrat në Parlamentin Europian, Hanes Svoboda dhe zëvendës.presidenti i Parlamentit Europian, Libor Ruçek, garantuan qendrimin pro zgjerimit të së majtës europiane, duke nënvizuar se BE nuk mund të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor dhe Shqipërinë në mënyrë të veçantë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›