E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria përzgjidhet anëtare në Komitetin Përgatitor të Konferencës Botërore të Kryeparlamentarëve.

  Nën drejtimin e presidentit të Unionit Ndërkombëtar Parlamentar(IPU), Theo-Ben Gurirab, u zhvillua në Gjenevë më 16 dhe 17 Korrik  takimi i parë i Komitetit Përgatitor për Konferencën e Tretë Botërore të kryetarëve të parlamenenteve, që pritet të mbahet në 2010. 
Komiteti përgatitor përbëhet nga 20 kryetarë parlamentesh, të  përzgjedhur prej 186 anëtarëve të IPU/së dhe Shqipëria për herë të pare, bëhet pjesë e këtij komiteti.
Kryetarët e parlamenteve nga të gjitha kontinentet, si kryetari i Brazilit, i Australisë, i Afrikës së Jugut, i Egjyptit, i Indonezisë , i Jordanisë, i Finlandës, Francës e përfaqësues të Kinës, theksuan se kjo konferencë e tretë duhet të përfshinte në axhendën e saj të gjitha çështjet dhe problemet, me të cilat në  këtë fillim shekulli, përballet i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Në mënyrë të veçantë ata theksuan se kjo konferencë  duhet të synojë ridimensionimin e rolit të parlamenteve nacionale për të trajtuar në këtë kohë sfidash problemet globale.
  Anëtarët e Komitetit Përgatitor ndanë të njëjtin mendim se kjo konferencë duhet të shënojë një etapë  të re në bashkëpunimin ndërparlamentar, me synim kthimin e IPU-së në një organizatë eficente ndërkombëtare në shërbim të të gjithë  parlamenteve kombëtare.  Ata theksuan se vëmendje të veçantë duhet ti kushtohet krijimit të një partnershipi dhe kooperimi strategjik ndërmjet IPU-së dhe OKB si dhe të përpunohet ideja dhe mundësia e krijimit të një asambleje parlametare pranë OKB. 
    Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, në një nga ndërhyrjet e saj, tha se e sheh institucionin e  parlamentit si aktor dhe faktor kryesor, i vetmi institucion përfaqësues i sovranit në misionin e ligjbërjes dhe mbikqyrjes së institucioneve të tjera dhe theksoi se parlamenti është arena e debatit, i vetmi vend ku vendoset dhe projektohet e ardhmja.  Ajo, gjithashtu, vlerësoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit ndërparlamentar. 
Kryeparlamentarja shqiptare shfrytëzoi këtë tryezë për ti paraqitur IPU-së kërkesën që Parlamenti i Kosovës të bëhet pjesë sa më parë e kësaj organizate dhe të  mundësohet prania e kryeparlamentarit të Kosovës në Konferencën e tretë botërore të kryetarëve të parlamenteve.                                                                            Po nga kjo tryezë, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli falënderoi Jordaninë, Francën, Finlandën, Australinë dhe vendet e tjera që kanë njohur Kosovën ndërsa i kërkoi homologëve të saj të  Brazilit, të Egjiptit, të  Afrikës së  Jugut, të Beninit dhe vendeve që ende nuk e kanë njohur shtetitn e ri, të njohin dhe të lobojnë për njohjen sa më të  shpejtë të pavarësisë së saj për të inkurajuar një rajon në përpjekjet e tij bashkëpunuese për integrim.   
Gjatë  dy ditëve të punimeve të këtij komiteti, Kryetarja e Kuvendit zhvilloi takime bilaterale me homologët e saj për nxitjen e bashkëpunimit, jo vetëm ndërparlamentar,  por u kërkoi atyre ta konsiderojnë  Shqipërinë si vend atraktiv dhe të sigurtë për investime ekonomike me interes dypalësh.
    Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli me Presidentin e Parlamentit Brazilian  Michel Temmer.    

     

 

   

 

   

 

   

 

   

 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›