Shqipëria, pjesë e “Schengen”-it europian
Ditë e pa harruar është konsideruar dita kur u hap porta drejt Evropës. Shtetasit shqiptarë janë të lirë të udhëtojnë pa viza në 25 shtete anëtare të Bashkimit Europian si dhe në 3 shtetet e tjera jo anëtare të saj, pjesë e zonës “Schengen”, si Zvicra, Islanda dhe Norvegjia. 15 Dhjetori 2010 do të mbahet mend gjatë në memorien e shqiptarëve, si dita e madhe e lëvizjes së lirë në Europë.
Dje një grup studentësh, pedagogësh dhe gazetarësh nga mediat shqiptare, nën drejtimin e ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, për herë të parë kaluan në mëngjes pa viza kufirin, që prej vitesh e ka ndarë Shqipërinë nga Europa.
Lëvizjet e para janë vënë re pak minuta pas mesnatës në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës. Në Kapshticë, ora 00:00 është pritur me fishek-zjarre, po ashtu edhe në Kakavijë.
Në Rinas 50 qytetarë, një pjesë e të cilëve nuk kanë udhëtuar asnjëherë më parë drejt Europës, udhëtuan mëngjesin e së mërkurës nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt Brukselit, në ditën simbol, dita e parë e hyrjes në fuqi të vendimit të Bashkimit Europian për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën “Schengen”. Të shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Lulzim Basha grupi i studentëve dhe gazetarëve u pritën në takime të veçanta nga përfaqësues të lartë të Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Europian. Tashmë pas prekjes së kësaj arritje madhështore, detyrë e Shqipërisë dhe autoriteteve shqiptare është të fokusohen integrimi evropian, një tjetër ëndërr e hershme kjo e shqiptarëve.
Vullneti dhe sakrifica është artikulimi më solemn i programit dhe objektivit primar të qeverisë “Berisha” dhe mazhorancës së “Integrimit”.