E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria pjesërisht e lirë në vitin 2011

20/01/2012  Raporti i “Freedom House”

Shqipëria renditet në vendet pjesërisht të lira, në indeksin e lirisë të publikuar nga “Freedom House” për vitin që lamë pas. Sipas raportit të saj, Shqipëria ka pësuar rënie për shkak të ngjarjes së 21 janarit, zgjedhjeve dhe gjyqësorit. “Shqipëria ka pësuar rënie për shkak të dhunës ndaj demonstruesve, zgjedhjeve vendore jo të mira dhe dështimit të gjykatave në zgjidhjen me efektshmëri të rasteve të mëdha të korrupsionit”, - thuhet në raport. Raporti i fundit i organizatës “Freedom House” mbi indeksin e lirisë për vitin 2011 e rendit Shqipërinë në vendet pjesërisht të lira, ndërsa ka pësuar rënie në tabelë. Në raport përmenden ngjarjet e 21 janarit, që sipas organizatës kanë ndikuar në uljen e lirisë në vendin tonë. Por sipas “Freedom House” rënia e lirisë ka ardhur edhe si pasojë e politizimit të mekanizmave elektoralë rreth zgjedhjeve lokale të muajit maj dhe dështimi i drejtësisë për të gjykuar në mënyrë të paanshme një rast korrupsioni kundër një politikani të lartë të qeverisë. Në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira së bashku me Shqipërinë renditen edhe Kosova, Bosnja dhe Maqedonia, kurse Serbia dhe Mali i Zi janë radhitur në kategorinë e vendeve të lira. Sipas raportit të “Freedom House”, në vitin 2011 mund të konsiderohen të lira87 vende, ashtu si në vitin 2010 kanë pësuar rënie të nivelit të lirisë 26 vende dhe vetëm në 12 shtete niveli i lirisë ka shënuar rritje. Ndër të tjera “Freedom House” nënvizon se kryengritjet në botën arabe në vitin 2011 kanë inspiruar njerëzit e shtypur kudo në botë. “Lëvizjet reformuese që ndodhën vitin e kaluar në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut kanë shënuar sfidën më të madhe për sundimin autoritar që nga rënia e komunizmit sovjetik para 20 vjetësh”, - thuhet në raport.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›