Topi e Volfart: Të vijojë dialogu konstruktiv mes partive
20/01/2012 Presidenti i Republikës zhvilloi dje një takim me kreun e OSBE-së
“Palët të bashkëpunojnë për përmbushjen e kritereve për integrimin e vendit në BE”
Një ditë pas incidentit në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohej nisma ligjore e mazhorancës për fillimin e një hetimi parlamentar ndaj Kreshnik Spahiut, ambasadori i OSBE-së, Eugen Volfart, zhvilloi dje një takim në zyrën e Presidentit të Republikës. Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se takimi u realizua në kuadër të zhvillimeve më të fundit politike në vend, si dhe të realizmit të reformave të nevojshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Kreu i shtetit theksoi sërish domosdoshmërinë e dialogut konstruktiv ndërpartiak për përmbushjen e kritereve të një vendi demokratik, që synon integrimin në familjen evropiane”, – thekson Presidenca. Gjithashtu gjatë bisedës Presidenti Topi nënvizoi nevojën e realizimit të reformës zgjedhore, të asaj në drejtësi, sidomos miratimit të Gjykatës Administrative, në mënyrë që vendi të ecë përpara në rrugën drejt integrimit. Nga ana e tij ambasadori Volfart i shprehu Presidentit Topi mbështetjen e mëtejshme në respekt të Kushtetutës e ligjeve në fuqi, duke vënë njëkohësisht në pah rëndësinë që të gjitha palët duhet të shënojnë përparim konstruktiv me reformën zgjedhore dhe reformat e tjera të nevojshme, që u shërbejnë interesave madhore të popullit shqiptar. Sipas njoftimit të Presidencës, kreu i shtetit dhe ambasadori i OSBE-së ndanë të njëjtat mendime për rëndësinë e bashkëpunimit politik institucional mes palëve, në mënyrë që të zbatohen standardet perëndimore të drejtësisë e të demokracisë. Ndërsa në një dalje publike gjatë ditës së djeshme kreu i OSBE-së në Tiranë bëri thirrje që pozita dhe opozita t’i qëndrojnë konsensusit të arritur me vështirësi në fundin e vitit të shkuar. “Konsensusi dhe deklarata për të vazhduar punën mbi bazën e konsensusit të fundit të vitit të kaluar drejt përgatitjes të së ardhmes duhet të vazhdojë. Ai është i nevojshëm për përgatitjen e rrugës së mëtejshme, që Republika e Shqipërisë të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, në rrugën e saj të integrimit të mëtejshëm në strukturat europiane. Kushtetuta është shumë e mençur. Ajo thotë, në terma të përgjithshëm, se konsensusi është i nevojshëm për vendime themelore dhe Shqipëria përmes zyrtarëve të saj publikë e ka bërë gjithmonë të qartë se ajo dëshiron të bëhet pjesë e botës demokratike dhe perëndimore. Dhe për këtë çështje është shumë e rëndësishme të ketë një konsensus të gjerë, duke filluar nga populli, nga njerëzit. Ky konsensus të reflektohet edhe në nivelet më të larta politike”, – tha dje ambasadori Volfart.
Bashkëpunimi
“Është shumë e rëndësishme që hapat themelorë, vendimet themelore dhe ligjet kryesore të miratohen me mbështetjen e shumicës dhe të opozitës. Kështu që në këtë kuadër unë do të doja ta përsëritja ftesën për liderët politikë që ata të bëjnë maksimumin për ta gjetur këtë konsensus. Ai është i nevojshëm. Vendi juaj ka nevojë për ju, Shqipëria ka nevojë për ju, njerëzit kanë nevojë për ju. Vendimet duhet të merren sa më shpejt, pasi dhe ky është një element i rëndësishëm i diskutimeve të shëndosha”, - u shpreh dje ambasadori i OSBE-së në Tiranë.