Ekspertiza, prokurori i SHBA një orë takim me Ina Ramën
20/01/2012 Indetifikimi i armëve që vranë Nikën dhe Myrtajn.Takim tre palësh në Prokurori
TIRANE- Majk Kein, prokurori amerikan që po asiston në hetimet e dosjes së “21 janarit” ka zhvilluar një takim me Kryeprokuroren Ina Rama dhe prokurorin e Tiranës Sokol Malaj. Takimi i zhvilluar në mesditën e djeshme në zyrën e Prokurores së Përgjithshme ka zgjatur për rreth 1 orë, ku mësohet se Ina Rama dhe prokurori Malaj që udhëheq hetimet e dosjes “21 janari” kanë marë konkluzionet rreth ekspertimit të 7 predhave, dy pistoletave dhe disa gëzhojave që mendohet se janë qitur nga armët e efektivave të Gardës së Republikës. Momentalisht këto konkluzione janë në proces përkthimi në gjuhën shqipe, ndërsa dje gjatë takimit mësohet se prokurori Kein, i ka konfirmuar Ramës dhe Malaj se nga ekzaminimet balistike të kryera në laboratorët shkencorë të FBI-së është arritur të gjendet gjurmë identifikuese e plumbit që i mori jetën demonstruesit nga Lezha, Aleks Nikaj. Si rezultat i kësaj është përcaktuar dhe arma e zjarrit prej nga ka ardhur predha, si dhe pozicioni i gardistit që ka qëlluar, çka tregon se brenda këtyre tre muajve Prokuroria e Tiranës, duket se do marrë një tjetër valë arrestimesh ndaj efektivave të Gardës së Republikës. Në fakt për predhën e gjetur në kokën e Aleks Nikës, ekspertët shqiptarë kishin mendime të ndryshme, dhe duke qenë se atyre i mungonte vendosmëria, organi i akuzës kërkoi asistencën e FBI-së, duke dërguar në Amerikë jo vetëm një predhë, por shtatë të tilla, dy pistoleta dhe disa gëzhoja. Siç mësohet Majk Kein, u ka komunikuar Ina Ramës dhe prokurorit të Tiranës Malaj, dhe konkluzionet e gëzhojave dhe predhave të tjera të gjetura në muret e institucioneve dhe pemëve që ndodhen buzë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Burimet sqarojnë se nga disa predha të ekzaminuara, nuk është arritur asnjë konkluzion për shkak se ato kishin një dëmtim të madh të strukturës së tyre dhe për pasojë edhe me aparatura mikroskopike ishte e pamundur të gjendeshin gjurmë identifikuese. Por pavarësisht kësaj, tashmë shpresat e Prokurorisë për zbardhjen e dy vrasjeve të Aleks Nikës dhe Faik Myrtës, duket se janë ngjallur sërish. Kjo, pasi amerikani Majk Kein, ka dorëzuar konkluzionet përfundimtare të ekspertizave të FBI-së, duke ia shpjeguar gjatë takimit të djeshëm me detaje Kryeprokurores Ina Rama dhe prokurorit të Tiranës Sokol Malaj. Tashmë, Prokuroria e Tiranës pritet të marrë në pyetje gardistët e dyshuar si autorë të këtyre vrasjeve, nga ku më pas do vendosë për arrestimin ose jo të tyre.
Serveri i parikuperushëm
Pamjet filmike të rregjistruara nga serveri i Kryeminsitrisë, janë cilësuar nga ekspertët amerikanë si të parikuperushme dhe për pasojë nga kjo provë, material i sekuestruar nga Prokuroria, nuk mund të nxirret asgjë në shërbim të hetimit. Sipas burimeve pranë akuzës, pamjet filmike janë fshirë në mesnatën e 21 janarit, duke zhdukur njëherë e mirë ato filmime që kishin rregjistruar tre kamerat e instaluara në muret e godinës së Kryeministrsë, prej nga dukej qartë dhe demonstrata e dhunshme, por dhe veprimet e Gardës së Republikës.