E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria po Ndryshon”, Berisha në Berat: Janë siguruar financimet për Boshtin e Jugut, gati nisja e punimeve

Kryeministri inauguron fillimin e punimeve për rrjetin e ujësjellësit Kuçovë - Berat, furnizohen me ujë pa ndërprerje mbi 120 mijë banorë

Në vijim të turit “Shqipëria po Ndryshon” Kryeministri i vendit Sali Berisha ka inauguruar sot në Berat fillimin e punimeve për rrjetin e ujësjellësit Berat-Kuçovë.
I shoqëruar nga Ministrat Pollo e Olldashi shefi i qeverisë preu shiritin e fillimit të punimeve për ujësjellësin e qytetit të Kuçovës cili që do të mundësojë furnizimin me ujë të pijshëm për 120 mijë banorët e qytetit. Investimi prej 4.6 milion euro nga Banka Gjermane K.F.V. do të mundësojë shtrirjen e rrjetit prej 12.5 km nga Berati drejt Kuçovës.
Kryeministri Berisha u shpreh paar qytetarëve se ky është një investim i rëndësishëm i qeverisë gjermane që do të bëjë të mundur furnizimin pa ndërprerje me ujë të pijshëm të mbi 120 mijë banorëve.
“Jam sot me ju për të ndarë gëzimin e fillimit të punimeve të projketit më jetik për qytetarët e Kuçovës. Investimi i bankës gjermane K.F.V, qeverisë Gjermane, taksa paguesve gjermanë dhe qeverisë shqiptare do të mundësojë lidhjen e ujësjellësit të Beratit me Kuçovës, do të furnizojë me ujë të pijshëm të një cilësie të lartë banorët e Beratit. Unë dua të falenderoj qeverinë gjermane për ndihmën e rreth 1 miliard euro që ka dhënë për vendin tonë në gjithë këto vite”- tha kryeministri Berisha.
Shefi i ekzekutivit shtoi se Gjermania është një partnere e besueshme e Shqipërisë, pasi qeveria e këtij vendi ka investuar nga Alpet deri në jugun e vendit duke plotësuar projektet më jetike si investimet në ujë, energji elektrike, infrastrukturë etj,.
“Gjej rastin të falenderoj kancelaren gjermane Angela Merkel pas që takimit tonë në Berlin mbajti premtimin për dyfishimin e mbështetjes financiare që do t’i jepte Shqipërisë. Ky premtim i domosdoshëm do ti bëjë qytet tona që të marin fytyrën e qyteteve dhe komunave evropiane”- vuri në dukje kryeministri Berisha.
Shefi i qeverisë gjithashtu theksoi se në këto pesë vite qeveria ka 10-fishuar investimet në qytetin e Beratit dhe janë bërë investime në 38 rrugë, 11 ujësjellësa, 18 qendra shëndetësore.
“Tashmë boshti i jugut është projekti më madhor, projekt i cili ka përfunduar dhe financimet për këtë projekt janë të garantuara. Unë ju premtoj ju se qeveria do të mbështes me investime këtë qytet, i cili prezanton vendin kudo në botë”- deklaroi në vijim kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›