E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analiza 6 mujore e Policisë, Basha: Rol vendimtar në liberalizimin e vizave, bindi ndërkombëtarët në luftën kundër krimit

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka përgëzuar sot strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat, siç tha ai, ishin çelësi i suksesit në realizimin e kushteve për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Gjatë analizës 6 mujore të Policisë, ministri i Brendshëm tha se ky 6-mujor ishte më i mirë i për Policinë, pasi menaxhoi me sukses sigurinë gjatë protestave, bindi ndërkombëtarët në luftën ndaj krimit të organizuar dhe vuri në funksion strategjinë për të riatdhesuarit. Hysni Burgaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë vlerësoi se strukturat e policisë së Shtetit u angazhuan në masat e marra për përmbytjet në Shkodër. Burgaj tha gjithashtu se për përballimin e situatës gjatë grevës së opozitës, policia shmangu konfliktet. “Rezultatet e 6-mujorit tregojnë se Policia nuk ka ulur tempin e saj. Burgaj tha se në 6-muaj, departamenti i krimeve të rënda ka zbatuar planin kundër drogës, trafiqeve e antiterrorizmit. Janë asgjesuar 3740 lëndë bimë narkotike. Janë zbuluar 264 vepra penale në fushën e lëndëve narkotike, anë arrestuar 30 grupe penale të shpërndarjes së drogave dhe janë kryer 17 operacion ndërkombëtare”- u shpreh ai. Lidhur me identifikimin e konfiskimin e aseteve kriminale, Burgaj tha se janë bërë 18 procedime e janë sekuestruar vlera të konsiderueshme monetare. “Në proces hetimi edhe disa asete të tjera të rëndësishme. Janë goditur 23 grupe kriminale. Janë evidentuar 229 vepra penale në korrupsion dhe janë penalizuar 321 autorë. Janë evidentuar 338 vepra penale kundër personit dhe janë zbuluar 357. Ka rritje të veprave penale me 33 vepra penale me shumë, ndërsa janë zbuluar 15 krime të vjetra kurdër personit. Evidentuar 51 vrasje dhe zbuluar 44 prej tyre”- deklaroi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›