E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria po ecën me ritme të shpejta zhvillimi”

21-07-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha inauguron landfilld-in në komunën Bushat, investim i Qeverisë shqiptare me vlerë 500 milionë lekë

“Çështja e mbetjeve është themelore për vendin dhe shoqërinë, e cila kërkon trajtim serioz pasi ka të bëjë me shëndetin tonë e të fëmijëve, me imazhin, fytyrën dhe emrin tonë”. Kështu është shprehur kryeministri Sali Berisha gjatë ceremonisë së përurimit të landfillit në Bushat, investim prej 500 milionë lekësh i qeverisë. Ky është një landfill rajonal, i cili nis punën pas një kontrate me një kompani gjermane.
Kreu i qeverisë e konsideroi si prioritare neutralizimin e mbetjeve urbane, duke e vlerësuar si çështje themelore për shoqërinë dhe për vendin. Sipas Berishës për menaxhimin e mbetjeve urbane qeveria do investojë 24 milionë euro në të gjithë vendin.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›