E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria që merr flakë vetë...Nga Spartak DijaJam shtetas gjerman i lindur në Tiranë, pra me kombësi shqiptare. Lexoj me endje gazetën tuaj, veçanërisht rubrikën me Flamurin, ku më krijon shumë humor ironia e satira e hollë dhe tepër e goditur. Ju p

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Shqipëria që merr flakë vetë...Nga Spartak Dija

Jam shtetas gjerman i lindur në Tiranë, pra me kombësi shqiptare. Lexoj me endje gazetën tuaj, veçanërisht rubrikën me Flamurin, ku më krijon shumë humor ironia e satira e hollë dhe tepër e goditur. Ju përgëzoj për objektivitetin tuaj në pasqyrimin e ngjarjeve në atdhe. Keni penë të goditur dhe tepër të qartë në përshkrimin e problemeve të ditës, mbi të gjitha mendoj se jeni bërë një avokaturë trime dhe e zgjuar e mbrojtjes së demokracisë, ende në tranzicion.

Kam një mendim që ua sugjeroj, jo vetëm në interesin e gazetës suaj, por në radhë të parë në interes të konsolidimit të demokracisë shqiptare. Mendoj se çështja e pronës, d.m.th., kthimi i saj te pronari, mbrojtja e saj nga shpërdorimet dhe abuzimet, himnizimi i saj dhe rolit të saj në ekonominë e tregut etj., ndoshta duhet të zënë më shumë vend në rubrikat tuaja.

Fundja, pa zgjidhjen e çështjes së pronës dhe problemeve që ajo ka, nuk mund të ketë demokraci dhe as ekonomi tregu. Korrupsioni që vjen edhe nga shpërdorimi i pronës, do ketë gjithmonë një truall të favorshëm për të lulëzuar.

Moszgjidhja e çështjes së pronës ka dashje e nuk është pakujdesi. Vetëm në një truall pa zot do kenë shanse politikanët të shpërdorojnë për të ngopur babëzinë e tyre. Për sa kohë çështja e pronës do jetë pa autorësi, do ketë edhe premtime të shpifura për legalizime. Çështja e pronës është Thembra e Akilit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›