Vorë, del nga shinat treni Shkodër-Tiranë
Një tren i linjës Shkodër-Tiranë ka dalë nga shinat sot rreth mesditës.
Ngjarja ka ndodhur në Vorë, ndërsa mësohet se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Sipas burimeve në vendngjarje, shkak për daljen nga rruga është bërë mungesa e shinave në vendin ku ndodhi aksidenti.
Ka qenë pikërisht manovra e makinistit ajo që ka shmangur daljen totale të trenit nga shinat.
Mendohet që shinat të jenë vjedhur gjatë natës për skrap, një fenomen që është konstatuar shpesh kohët e fundit në këtë zonë.