“Shqipëria realizoi ëndrrën europiane”realizoi

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli uron shqiptarët për festën e Flamurit
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli i përcolli dje urimet e saj të gjithë shqiptarëve, me rastin e festës së pavarësisë dhe ditës së çlirimit. Topalli tha se festat e këtij nëntori e gjejnë Shqipërinë gjithmonë e më pranë aspiratës kombëtare të integrimit në BE.
“Më 28 Nëntor 2009 ne nderojmë sakrificën e virtytin e bijve të shqipes ,
kujtojmë 28 Nëntorin 1443, 28 Nëntorin 1912 e deri më sot, për të ardhur në
përvjetorin e këtij viti. Një vit përpara kur kujtonim dhe festonim 28 Nëntorin, ditën e Flamurit, Shqipëria nuk ishte anëtare e NATO-s, sot Shqipëria është anëtare e NATO-s.
Në 28 Nëntor 2008, Shqipëria nuk kishte ‘ok’ për kërkesën e saj për statusin
e vendit kandidat, sot në 28 Nëntor 2009, Shqipëria është pranuar në kërkesën e saj”, u shpreh kryetarja e Kuvendit.
Kryeparlamentarja tha se orientimi i shqiptarëve drejt perëndimit ka qenë një indicje që në kohën e Princit të lirisë, Skënderbeu.
“Ne e dimë që në shekuj shqipet për vetë natyrën e tyre fluturonin të pashoqëruara. Kështu ishte dhe kur Princi i lirisë Skënderbeu luftonte për bashkimin e shqiptarëve, për ti orientuar drejt perëndimit. Kështu ishte në 28 Nëntor 1912, kur plaku i Vlorës bashkoi përsëri burrat dhe ngriti lart flamurin shqiptar. Sot shqipet nuk fluturojnë më të pashoqëruara, sot ato janë bashkë në Evropë. Në çdo qelizë të atij flamuri të kuq, të cilit ne i këndojmë dhe para të cilit, përulemi, ne lexojmë sakrificën, ne lexojmë virtytin. Në këtë flamur ne lexojmë sesi shqipja jonë na ka mbajtur fort bashkë, sesi familja jonë e fortë na ka mbajtur bashkë, sesi virtyti, virtyti i shqiptarëve na ka bërë që Shqipëria sot të jetojë kohët më të bukura, me rritje ekonomike, me ëndërr evropiane, me projekte evropiane, duke qenë pjesë e Aleancës më të madhe Euroatlantike”, përfundon urimin e saj kryetarja e Kuvendit, me rastin e festave kombëtare të pavarësisë dhe çlirimit.