E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioneri për zgjerim në BE, Fille: E domosdoshme që Brukseli të nisë bisedimet për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan Fille, i sapo emëruar në këtë detyrë, ka konfirmuar kursin politik të Brukselit, për zgjerimin e Unionit, drejt vendeve të ballkanit perëndimor. Fille në deklarimin e parë zyrtar pas marrjes së detyrës u shpreh se është e domosdoshme që të vazhdojnë bisedimet për zgjerim dhe se vendet e Ballkanit Perëndimor, që synojnë të hyjnë në BE, nuk do të mbeten anash. Në këtë pikë komisioneri i për zgjerim iu referua vendeve të ballkanit si Shqipëria, duke theksuar aspiratën e hershme të vendit tonë për t’iu bashkëngjit familjes së madhe evropiane. Fille u shpreh për mediat çeke se Ballkani Perëndimor, së bashku me Kroacinë dhe Turqinë, janë vendet që ai do t’i vizitoj më së shpeshti. “Tani nuk është momenti për të supozuar se cili vend do të mund të bëhej anëtar i ardhshëm i BE-së. Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë bisedimet për zgjerim drejt vendeve të Ballkanit”, u shpreh komisionari i ri për Zgjerim në BE, Shtefan Fille.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›