E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alonso: “Shumi më i keq se Zidan”

Fernando Alonso sulmon Mikael Shumakerin pas humbjes së spanjollit në Monza: "Po tërhiqet më keq se Zinedin Zidan". Një një intervistë të dhënë për radion prestigjioze "Marca", kampioni i botës në fuqi në Formula Një sulmoi ashpër rivalin gjerman, që të dielën e kaluar pas Cmimit të Madh të Italisë deklaroi se do të tërhiqej në fund të sezonit. "Zidan u largua me më shumë lavdi se Shumaker", - deklaroi Alonso duke iu referuar goditjes me kokë të futbollistit francez kundrejt italianit Marko Materaci. "Mikael është piloti më i penalizuar dhe më antsportiv në historinë e Formula Një".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›