Apologji e vonuar për Alban Bushin

Nga Dritan Ikonomi
Një tufë hajvanësh, tifozë të skuadrës greke Jonikos Nikea, kanë sharë e më pas kanë dashur të godasin sulmuesin Alban Bushi, i cili luante kundër skuadrës së tyre, me Apollon Kallamarja. Sharjet në adresë të më të mirit të ekipit kundërshtar janë të zakonshme, por kur bëhet fjalë për një shqiptar që luan në Greqi cdo gjë amplifikohet. Bushin e kanë sharë si shqiptar. Kaq është e mjaftueshme që sedra nacionaliste të nxjerrë kokë menjëherë dhe dje media shqiptare është radhitur me të drejtë përkrah sulmuesit. Është gjëja më e vogël që mund të bëhet për Alban Bushin, i cili kohët e fundit ka qenë i vetëm. Atje, në stadiumin e Nikeas, Bushi mund të jetw ndier keq kur ka dëgjuar korin kundër tij. Por me siguri është ndier shumëfish keq dhe i vetëm më parë… Kori dashakeq i mijëra grekëve pa dyshim që i ka dhembur më pak se heshtja përvëluese që i vinte nga vendi i tij. U deshën fyerjet e tifozëve të huaj që në Shqipëri të kujtohemi se kemi një lojtar, i cili për vite me radhë na ka dhënë shumë. Ashtu sic është dashur më parë që të vinte një trajner kroat te Dinamo që të kujtoheshim për Adnand Ocellin apo që të vinte kombëtarja rumune për të na kujtuar Sulejman Demollarin. Është një simbol për ne Alban Bushi! Jo thjesht se është golashënuesi më i mirë kuqezi. Bushi është ai që, pas cdo goli, me më shumë pasion se kushdo, ka puthur fanellën e kuqe; është ai që më së shumti i ka dhënë zjarr skuadrës, duke mos pasur kurrë droje t'u shpallte luftë edhe gjigantëve si Gjermania e Anglia. Shumë e kanë dashur për golat dhe grintën e tij, shumë e kanë shpërfillur, atëherë kur nuk ka bërë atë c'ka pritej prej tij. Na ka dhuruar gëzim, na ka dhënë edhe trishtim. Por, në fund të fundit, a nuk bëjnë të gjithë kështu? A nuk kanë bërë të njëjtën gjë edhe hyjnorët Maradona, Ronaldo, apo së fundmi Zidane, të gjithë të adhuruar e "të urryer" për mrekullitë e kapriciot e tyre? Alban Bushi nuk është më pjesë e kombëtares kuqezi, është lënë jashtë, edhe pse trajneri thotë që e ka në konsideratë. Është dicka që një ditë vjen për të gjithë, por Bushi nuk meriton që kjo ditë t'i vijë në heshtje. Një hero kuqezi nuk mund mënjanohet thjesht duke mos e thirrur, ashtu sic ndodhi muaj më parë me kolegun dhe mikun e tij Altin Rraklli. Trajneri i Shqipërisë është një i huaj, ai s'mund t'i "ndjejë" ngjyrat kuqezi. Ndaj mëkatarët e vërtetë jemi ne me heshtjen tonë që lamë në harresë, sikur të mos kishte ekzistuar, një lojtar që na ka dhënë aq shumë. I kemi shumë borxh dhe pak mund t'ia shlyejmë me dufin nacionalist që shfryjmë tani.