E Shtunë, 31 Tetor 2026

Myrtaj: “Goli për djalin tim Mateo”

Teramo ka shumë motive për të qenë optimiste për ketë sezon. Dy ndeshje –dy fitore, por për më tepër i gëzohet rikthimit të bomberit. Flo Myrtaj vendosi firmën në fitoren kundër Juve Stabias. Ishte goli iparë i shqiptarit që me një goditje të vetme hodhi tutje gjithë trishtimin e sezonit të kaluar kur luajti me në fillim me Katanxaron dhe më pas me Peruxhian. Shterpësia gati njëvjecare tashmë ka mbetur vetëm një kujtim. "Përjetova vitin më të shëmtuar të jetës sime. Më dukej sikur jetoja në një ankkth. Tashmë mori fund. Dhe dëshiroj të flas vetëm për të tanishmen, Teramon dhe dëshirën e madhe që më ktheu të lauj futboll". Myrtaj duket si një djalosh i lumtur nga goli i parë në "Komunale". Por ai është në fakt një nga të shumtët që ai ka shënuar. "Sot po provoj shumë kënaqësi. Është një lumturi e madhe që u riktheva të goli, për të lënë pas gjithë trishtimin me një goditje të madhe të gjithë vitit të fundit dhe për të kontribuar në suksesin e dytë me Teramon në këtë sezon". Myrtaj më pas ka dhe një dedikim të posacëm të golit. " Goli është për mua, djalin tim Mateo dhe presidentin Malavolta" . Presidenti i Teramos ishte më i lumturi të dielën për golin e shënuar nga Myrtaj. "Lidhja me presidenti është shumë e vecantë. Raporti ynë gjithmonë ka kaluar raportet klasike të presidentit me lojtarin. Për një sulmues goli është gjithcka, ështëjeta, ëshstë një gëzim i vecantë që duhet ndarë me shokët. I uroj vetes që ky të jetë i pari nga shumë gola të tjerë. Jam i vetëdijshëm se duhet të përmirësohem akoma më shumë, jam gati të punoj pasi kemi akoma rrugë për të bërë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›