E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maldini: “Milani më i forti në Europë”

Paolo Maldini është krenar që është kuqezi: "Milani është skuadra më e fortë në Europë". Në vigjilje të sfidës në Ligën e Kampioneve me AEK-un e Athinës, kapiteni i Milanit është i bindur për rezultatin. Maldini shfaqet optimist, plot energji si një djalosh. "Dikush mund të thotë se penalizimi në kampionat, na shtyn ne të mendojmë më shumë për Champions, por në realitet ne gjithmonë kemi menduar se Liga e Kampioneve ka qenë gjithmonë objektivi ynë primar, duke parë se dhe avantazhin e eksperiencës sonë në Europë dhe emocionet e bukura në vitet e fundit", shpjegon Maldini. "Ne, ne nivelin ndërkombëtar, kemi qenë ekipi më i mirë nga skuadrat italiane dhe do të thoshja edhe nga skuadrat e tjera europiane. Kështu që e konsideroj Milanin skuadrën më të fortë në Europë". Gjendja fizike e Maldinit është ende e panjohur,m pas dy sezoneve me probleme. "Mund të luaj dy ose më shumë ndeshje rresht, dhe nëse nuk do të kem probleme do të jem gjithmonë në dispozicion të skuadrës".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›