Shqiperia serish nder destinacionet me te mira turistike

Edhe për vitin 2012 Shqipëria renditet në “top ten” të destinacioneve më të mira turistike. Nëse për 2011 ishte prestigjozja australjane, që e renditi Shqipërinë në vendet e para për të kaluar pushimet, këtë vit është shtypi britanik që promovon turizmin shqiptar si më të mirin.
Në një artikull të “The Guardian” përveç disa vendeve të famshme në botë si Viena, Bostoni, Italisë dhe Suedisë, Shqipëria rekomandohet për britanikët jo vetëm për bukuritë natyrore, por kryesisht për vlerat arkeologjike. Gazeta citon se Butrinti në zemër të parkut kombëtar dhe rrënojave të qytetit romak 2500 vjeçar është një nga qendrat më të mëdha arkeologjike europiane me një tempull të mrekullueshëm greko-romak. Një nga të përditshmet më të mëdha britanike “The Guardian”, shkruan se Butrinti është pjesë e trashëgimisë botërore që tashmë është nën kujdesin e UNESCO-s.
Bregdeti shqiptar këshillohet për 2012-ën, si më origjinali dhe më argëtuesi edhe nga site të tjera interneti. Në faqen zyrtare të ionian-cruises.com, bregdeti i jugut të Shqipërisë komentohet si më aventureskët dhe enigmatikët dhe këshillohet për pushuesit si oferta më e mirë për krocerat dhe për pushime të paharueshme.
Ndër të tjera edhe kompania “The Gapyear Ltd”, në një profil botëror, vetëm për turizmin dhe pushimet, shkruan se Shqipëria është votuar në destinancionin “top value destination” për 2012-ën.
Në artikull thuhet se për ata të cilët janë në kërkim të një pushimi ekonomik ose një vit pause për 2012, mos shikoni përreth përveç se Shqipërisë.
Udhëzuesi i udhëtimeve, “The Former”, mbi destinacionet dhe çmimet për 2012-ën, ka zbuluar se riviera shqiptare ka fituar çmimin për destinancionin me vlerat më të arsyeshme. Former e ka përshkruar bregdetin shqiptar si të virgjër, jo shumë të zbuluar dhe ekonomikisht të përballueshëm. Riviera shqiptare i ka të gjitha bukuritë natyrore ashtu sikurse Kroacia, shkruan udhëzuesi i pushimeve, por ndryshe nga kjo e fundit, Shqipëria nuk ka dyndje turistësh dhe çmimet janë më të ulëta. Në librin e udhëzimeve, përshkruhen plazhet me rërë të bardhë, uji i kristaltë si dhe veçantia e fshatrave përgjatë bregdetit.