E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhja e makinave Policia e Tiranes zbulon grupin kriminal

Policia e Tiranës ka zbuluar një grup kriminal , autor i disa vjedhjeve të automjeteve të ndryshme në kryqeqytet. Pas një hetimi intensiv 3 mujor rezulton se ky grup kriminal është autor i vjedhjes së 18 automjeteve në Tiranë përgjatë vitit 2011 dhe janarit të vitit 2012. Sipas policisë anëtarët e këtij grupi vidhnin në mënyrë sistematike automjete të tipeve të ndryshme si “Golf”, “Smart”, fuoristrada të markave të ndryshme, një sërë kasetofonesh, aksesorë të automjeteve të vjedhura, disa çelsa, pinca dhe doreza që shërbenin për hapjen e automjeteve, etj. Të arrestuarit janë, Zejnel Xheladin Meçe, vjeç 35, lindur dhe banues në Kukës, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes së automjeteve, si dhe Gëzim Zek Buqa, vjeç 19, lindur dhe banues në Suharekë të Kosovës.
Burime të policisë bëjnë të ditur për “ABC News” se dyshohet se këta shtetas, automjetet e vjedhura në Tiranë, mund t`i kenë kaluar për në Kosove nëpërmjet rrugëve dytesore. Ndërkohë Policia e Tiranës vazhdon punën hetimore për dokumentimin e veprave të tjera penale të kryera nga këta shtetas në qytetin e Tiranës, si dhe në rrethe të tjera të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›