E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria s’është e gatshme për administrim teknik - i mundshëm votimi elektronik

02-04-2012 / Gazeta 55

Administrimi i zgjedhjeve, flasin ekspertët

Në një kohë kur diskutimet për reformën zgjedhore janë në fazën e tyre intensive, ekspertët ndajnë mendimin se “administrata e zgjedhjeve nuk duhet të ndryshojë në mënyrë rrënjësore”, ndërsa menaxhimin e drejtpërdrejtë të votës, në komisionet e niveleve të dyta dhe të treta, duhet ta bëjnë vetëm partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre. Sipas ekspertëve të çështjeve zgjedhore, Shqipëria ende nuk ka kushte për një administratë teknike zgjedhjesh dhe si i tillë, procesi zgjedhor do administrohet nga partitë politike. “Të paktën në nivelin e qendrës së votimit është e nevojshme dhe e domosdoshme prania e anëtarëve të komisionit të cilët propozojnë apo përfaqësojnë interesat e partive politike. Dhe numri prej 7 anëtarësh, mendoj që është një numër i balancuar dhe nga ana tjetër mendoj që akoma nuk janë pjekur kushtet në Shqipëri që partitë politike të jenë jashtë menaxhimit të procesit zgjedhor”. Pas konsultimeve dhe me ekspertët ndërkombëtarë, duket se 10 deputetët që po ndryshojnë Kodin, kanë vendosur të lenë të paprekur komisionet e qendrave të votimit dhe ZAZ-të, por të ndryshojnë vetëm formulën e KQZ-së. Nga ana tjetër, ekspertët e shohim si mundësi të realizueshme aplikimin e votimit elektronik për zgjedhjet e ardhshme, ato të qershorit 2013-ë.
Dita parlamentare - Gjykata Administrative, në diskutim edhe 42 nene/Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë sot nenet e mbetura të projektligjit për gjykatën administrative, ndërsa kaloi edhe afati i miratimit të tij, i cili ishte fundi i marsit.
Mbledhja e kaluar u shoqërua me mjaft debate për kontratat biznes- qeveri. Sipas opozitës, kjo gjykatë duhet të japë zgjidhje dhe për problemet që kanë me shtetin, shoqëritë e ndërtimit që operojnë me fondet publike dhe kompanitë koncensionare.
Por maxhoranca ka kundërshtuar duke kërkuar që këto mosmarrëveshje të vazhdojnë të zgjidhen me gjyq civil. Një tjetër pikë debati ishte dhe numri i gjyqtarëve në një trup gjykues.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›