Rreth 900 ha tokë në Levan jashtë sistemit të kullimit
04/12/2009 Fshatarët: Nuk e punojmë dot tokën
Janë jo pak, por 900 tokë në komunën e Levanit, e cila është jashtë sistemit të kullimit. Sipas fermerëve të këtyre zonave, kjo sipërfaqe toke ka ngelur e papunuar. Ata shprehen se kanë kërkuar ndihmën e Bordit të Kullimit dhe ky i fundit ka kryer punime pastrimi në sistemin parësor të kanaleve të kullimit. “Moskullimi i ujit në këtë sipërfaqe toke, thonë fermerët, është shkaku që ne nuk mbjellim dot as grurin, as misrin dhe vaditja që bëhet nga kanali kullues gjatë stinës së verës. Në kohën e fushatës, Bordi i Kullimit kreu pak punime, por ato nuk kanë qenë cilësore”. Nga ana e Bordit të Kullimit drejtori i saj Ramadan Krasniqi shprehet se gjatë stinës së verës në këtë zonë janë kryer pastrime sipas fondit të akorduar nga Ministria e Bujqësisë. Dhjetë ekskavatorë, të cilët punojnë në rajonin e Fierit janë shpërndarë sa në zonën e Frakullës, Kafarajt për të eliminuar pasojat e përmbytjes së lumit të Vjosës në atë të Vijës së Ngjalës në zonën e Semanit etj. Ai ka shtuar gjithashtu se ndërhyrja e kryer gjatë stinës së verës ka sjellë përmirësime të dukshme, por janë vet banorët që kanë shkatërruar këtë sistem kullimi në tokat e tyre.