E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria shqetëson BE-në

Nga Express më 05 prill 2011 në ora 12:04

Situata politike në Shqipëri, roli i Parlamentit, pavarësia e gjyqësorit, reforma në administratë dhe çështjet fiskale e ekonomike do të diskutohen në takimin e dytë të Komitetit të Stabilizim-Asociimit mes delegacionit shqiptar, të kryesuar nga Majlinda Bregu, Ministre e Integrimit Europian dhe përfaqësisë së Komisionit Europian, që udhëhiqet nga drejtori për Zgjerimin, Pierre Mirel.

Sipas një dokumenti të besueshëm, qëndrimi i Brukselit për pjesën politike do të fokusohet në krizën mes partive kryesore, veçanërisht në ngjarjet e 21 janarit, ku kërkohet hetim i plotë dhe i pavarur nga sistemi gjyqësor.

“Delegacioni i BE do të shprehë shqetësim të thellë për situatën aktuale politike, duke përfshirë edhe bllokimin e gjatë të qëndrueshëm politik dhe mungesën e dialogut konstruktiv politik. Do të shprehë keqardhje për dhunën dhe zhvillimet dramatike të datës 21 janar dhe do të theksojë se këto ngjarje dhe përshkallëzimi i tensioneve që pasuan nuk janë në përpjesëtim të drejtë me ato te një vendi aspirant për anëtarësim në BE, ato rrezikojnë të vonojnë perspektivën evropiane të vendit”, theksohet në dokument.

Përveç kësaj, delegacioni i BE-së do të theksojë se është e domosdoshme që ngjarjet e 21 janarit të hetohen plotësisht nga autoriteti i duhur i Drejtësisë së Shtetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›