E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria si Burma, mashtrimet e guidës turistike që e nxori Shqipërinë të parën në botë

Nga Kristi Pinderi*

Vizita në Shqipëri e Eliza Dushkut,  aktores me origjinë shqiptare pak të njohur këtu, por realisht të suksesshme në Hollivud na krenon vërtet të gjithëve, por ajo nuk është një vizitivë gjenuine dhe e pastër. Eshtë rrjedhojë e një serie kontratash ende misterioze mes qeverisë shqiptare dhe kompanive të huaja që kanë në dorë të shpërndajnë, sipas pagesës, informacion turistik të një vendi të caktuar, e me këtë rast të synojnë jo realisht shtimin e turistëve të huaj në vend, më shumë se të përmirësojnë imazhin e vet politik në arenën ndërkombëtare. Diktatorët e Azisë e të Afrikës, ata që kanë qëndruar për dekada të tëra në pushtet derisa nisën të largoheshin së fundmi nga froni pas protestave qytetare, e kanë përdorur më së miri këtë taktikë.

Ndonëse lokalisht njerëzit janë të papunë, nuk kanë madje as me çfarë të ushqehen, e qeveritë e tyre janë mjaftueshëm problematike e pothuajse gjithmonë edhe vrastare, por pak të rëndësishme në arenën ndërkombëtare, fondet publike të këtyre vendeve janë shpenzuar me tepri, herë për të bërë reklama disa milionëshe në rrjete të mëdha televizive (siç bënte Tuniza, Egjipti, madhe dhe Libia pak kohë më parë), herë për të realizuar dokumentarë me pamje gati spektakolare por me 0 informacion për Stilin e Jetës së vendasve, e herë për të siguruar ndonjë fotografi të politikanëve me personazhe ndërkombëtarë të shoë-biz. Këta të fundit nuk ngurrojnë të bëjnë shoë as me kryeministra të korruptuar, apo neo-diktatorë, mjaft që ky lloj shoë të jetë përcaktuar qartë në kontratën e tyre të shërbimit.

E tillë është, për fat të keq, edhe vizita e fundit e znj. Eliza Dushku në Shqipëri, e cila së bashku me një kompani të madhe dhe me emër të informacionit turistik e të shpërndarjes së prodhimeve dixhitale turistike, por njëkohësisht edhe të mbushur me skandale, siç është Lonely Planet, po zbatojnë këto ditë pikërisht pikën A të detyrës së tyre të paguar vënçeme lekët e taksapaguesve shqiptarë: të bëjnë poza  me liderët lokalë, Sali Berisha që nuk gëzon më imazhin e reformatorit në sytë e ndërkombëtarëve dhe Lulzim Bashën që më shumë se i pari kërkon dëshpërimisht të pastrojë imazhin nga krimet e 21 Janarit dhe nga historitë e abuzimeve financiare në kohën kur ishte ministër qeverie.

Çfarë është Lonely Planet?

Në publik, vizita e Eliza Dushkut ka kaluar këto ditë përmes kronikave që nuk tregojnë të vërtetën, por fasadën e një historie që nuk është gjeniune. Eshtë pjesë e një strategjie të qeverisë për të shtuar pikët e veta, jo të vendit tonë, në sytë e ndërkombëtarëve. Nuk ka asnjë informacion zyrtar se sa është paguar gjatë të paktën 5 viteve të fundit kompania Lonely Planet për të realizuar një fushatë herë me pikatore, e së fundmi seriozisht, në favor jo të turizmit shqiptar, por në favor të përmirësimit të imazhit të Kryeministrit problematik Sali Berisha dhe të kryetarit të ri të Bashkisë.

Në janar të këtij viti, ka një deklaratë që Berisha ka bërë në mbledhjen e qeverisë. Unë nuk mund të them se qeveritarët do të mund të kenë kohën e mjaftueshme për tu përqendruar në parapërgatitjen për sezonin turist të vitit 2011, i cili do të jetë dhe më i shkëlqyeri, më i madhi, që ka njohur ndonjëherë Shqipëria, thotë në atë mbledhje Berisha, e shton: Lajmet për Shqipërinë  turistike, dy vitet e fundit janë lajme, të cilat superojnë të gjithë problematikën tjetër të marrë së bashku. Vetëm nga njoftimi i Lonely Planet për turizmin, për turizmin në Shqipëri është shkruar nga mbi 52 mijë burime dhe vazhdohet, në mënyrë të përditshme të shkruhet në të gjithë mediat e botës. Ndërsa klikimet kanë arritur në mbi 4.8 milionë, vetëm gjatë muajve të fundit.

E mbani mend që në kulmet e krizave lokale në Shqipëri, atëherë kur njerëzve u kishte ardhur në majë të hundës me jetën dhe realitetin e tyre të përditshëm, kishte gjithmonë nga një lajm në median pranë qeverisë, sipas të cilit: Shqipëria, është destinacioni kryesor turistik për vitin 2011?

Në vitin 2007, Lonely Planet që fillimisht realizonte vetëm guida të shtypura, por që më vonë adoptoi edhe shërbime televizive dixhitale, u ble nga BBC (blerje që përfundoi në vitin 2009). Por pikërisht gjatë proçesit të shndërrimit të pronarëve, kjo kompani u përball me një nga skandalet më të mëdha në botën e turizmit.

Thomas Kohnstamm, një prej shkrimtarëve amerikanë më autoritarë të Lonely Planet, ai që shkruante guidat më të mira të asaj kompanie, botoi librin që u bë best-seller me titullin A shkojnë në ferr shkrimtarët e guidave turistike?. Kohnstamm shpjegonte në atë libër kujtimesh të gjitha mënyrat se si njerëz si ai detyroheshin të shkruanin informacione të pasakta, të fryra e të pavërteta mbi destinacione që përpos vlerave natyrore e trashëgimisë që përfaqësonin, ishin, njëkohësisht edhe vende problematike në arenën ndërkombëtare. Libri u konsiderua një skandal i vërtetë, që dëmtoi seriozisht kredibilitetin e Lonely Planet.

Por si në një Kuti Pandore, problemet me metodat e punës së kësaj kompanie u hapën dhe u bënë publike shpejt e shpejt.

Regjimi i Myanmar (Burma) duket se përmes kanaleve të lobimit dhe të kontratave të papublikuara ndonjëherë, ashtu si dhe kjo e Shqipërisë, kishte arritur të bindte Lonely Plant të bënte një dokumentar mbi atë vend, në mënyrë që të fshihte ndërkombëtarisht, zullumet që ndodhnin lokalisht nga qeveria diktatoriale e atij vendi. Që nga viti 1983, një juntë ushtarake që nuk e kishte problem të ekzekutonte mijëra njerëz, qeverisi atë vend, deri në mars të këtij viti.

Lonely Planet realizoi një dokumentar ku vendi në fjalë paraqitej si një parajsë tokësore, me njerëz të lumtur që ndërtonin jetën e fëmijëve të tyre, dhe e realizoi këtë dokumentar pikërisht në fund të regjimit

Në Hollandë, këtë vit, një guidë e kësaj kompanie ka shkaktuar inat dhe irritim tek shumë vendas. Pak muaj më parë një koalicion që ka në qendër të vet një parti të ekstremit të djathtë mori pushtetin, e dalëngadalë disa prej aspekteve më të rëndësishme të jetës së përditshme atje u vunë në diskutim. Kush ka qenë në Amsterdam, e di fare mirë sa lehtësisht konsumohen drogërat e lehta dhe madje këtë fakt, hollandezët e kanë shndërruar tashmë në aset të kulturës së tyre, aset që në fakt, u propozua në formën e ligjit në fillim të viteve 2000 nga politikanë të majtë. Në guidën në fjalë nuk flitet fare pozitivisht për të gjitha ato kafetë e Amsterdamit, që duam apo sduam ne, janë simbol i kulturës dhe i turizmit tashmë në atë vend. Njerëz të zakonshëm shkruajnë nëpër blogjet e tyre: cfarë janë këta anglezë që duan të na ndryshojnë kulturën përmes guidave të tilla të financuara nga qeveria?

Kohnstamm: Ato që shkruhen janë arbitrare. Lonely Planet: Ai është dështak

Thomas Kohnstamm punoi për Lonely Planet për disa vjet duke kontribuar në shkrimin e guidave për Amerikën e Jugut dhe Karaibet. Në librin e tij, ai shkruan: Edhe në faqet më të mira të guidave tona, ajo që thuhet është e diktuar dhe si e tillë njerëzit nuk kanë pse ti marrin domosdoshmërisht sikur janë ungjilli

Judy Slatyer, përfaqësuese e Lonely Planet në Australi përgjigjet: Thomas Kohnstamm është një dështak. Kur bëri guidën për Brazilin e mbushi me eksperiencat e tij seksuale me kamarieret

Por Kohnstamm replikoi: Mendoj se thjesht duhet ta lexojnë librin. Nuk e di pse ata janë trembur kaq shumë nga ky botim. Ai shtoi se shumë shkrimtarë të tjerë të Lonely Planet më dërguan letra solidariteti.

Zyrtarisht Lonely Planet e shmang sa më shumë të jetë e mundur një bisedë mbi rrëfimet e Kohnstam: Ne dimë që Tomasi është larguar për të punuar si shkrimtar udhëtimesh më vete, është përgjigja e tyre

Shqipëria, s

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›