Shqipëria synon tri pikët,por bankierët na kërcënojnë

/* */
Dash FRASHËRI- Shqipëria, kundër Luksemburgut synon të harrojë humbjen kundër Francës (1-2), kur të dyja skuadrat e fundit të grupit D eliminator, të ndeshen sot në “Josy Barthel” (sot, ora 20:15), por “bankierët” luksemburgas, me ato që kanë deklaruar në mediat e tyre, na kërcënojnë se dhe ata janë gati për të regjistruar fitoren e parë në këto eliminatore dhe të parën historikë ndaj vendit tonë.
Në vizitën e fundit në Luksemburg, Kombëtarja jonë fitoi 3-0 për kualifikueset e Euro 2008-s, falë dopjetës së realizuar nga Edmond Kapllani dhe një goli të Ervin Skelës. Por, tani pas kaër vjetësh, situata ka ndryshuar, madje si presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ashtu dhe trajneri Josip Kuzhe, e konsidirojnë ndeshjen ndaj “bankierëve” të Luksemburgut, si më të rëndësishmen e edicionit. Kjo dhe për faktin e thjeshtë, se vendasit jo vetëm që janë rritur gjatë këtyre viteve, por në Tiranë fituam me rezultatin e ngushtë 1-0.
“Është një ndeshje shumë e vështirë, por ne shkojmë në Luksemburg për të marrë tri pikët” - tha Kuzhe, duke synuar të arrijë fitoren e tij të parë në transfertë në një ndeshje zyrtare me Shqipërinë. “Ndoshta është sfida më e vështirë e Shqipërisë në grup, pasi kemi dëmtime dhe mungesa lojtarësh. Skuadra nuk ka alternativë tjetër, duhet ta fitojë ndeshjen”, - tha presidenti Armand Duka. Në fakt, barazimi 0-0 i Luksemburgut me Bjellorusinë, është paralajmërimi më i qartë se udhëtimi në “Josy Barthel” nuk ka për të qenë kurrsesi një vizitë turistike, dhe se kuqezinjtë duhet të djersisin fort për të regjistruar fitoren e tretë në këtë fushatë.
Gazeta luskemburgase, “Le Quotidien”, shkruante se “qysh prej të premtes në mbrëmje dhe humbjes në stadiumin ‘Qemal Stafa’, përballë Bluve (Francës), lojtarët e Josip Kuzhesë nuk mund të ëndërrojnë më për të qenë në finalet e Euro 2012-s. Ajo ishte gati e mundshme, por tani, është e sigurt se nuk kanë asgjë për të humbur në grupin D. Tani, shqiptarët janë gati të shpërthejnë kundër Luksemburgut”. Kroati do të ketë mungesën e katër lojtarëve në repartin e mbrojtjes. Lorik Cana, Armend Dallku dhe Andi Lila do të mungojnë për shkak të pezullimit me kartonë, ndërkohë që Debatik Curri është i dëmtuar.
Drejt Luksemburgut udhëtuan 20 lojtarë, përfshirë edhe të sapothirrurin Endri Vrapi. Shqipëria ka zhvilluar 4 ndeshje kundër Luksemburgut, 3 zyrtare dhe 1 miqësore, duke pasur këtë bilanc: 3 fitore, 1 barazim, 0 humbje. Golaverazhi: 6-0. Luskemburgu renditet në vendin e 128-të në ranglistën e FIFA-s, ndërkohë që Shqipëria në vendin e 57-të nga 206 ekipe.
Në renditjen specifike të UEFA-s, Luskemburgu renditet në vendin e 50-të, ndërsa Shqipëria në vendin e 32-të nga 53 ekipe. Po sot, për grupin tonë, Bosnja do të presë në Zenica, Bjellorusinë, një ndeshje që do të thotë shumë për vendin e dytë. Bosnja renditet e dyta në grup, me tri pikë më pak se Franca kryesuese, ndërkohë që Bjellorusia mbeti në kuotën e 12 pikëve dhe në vend të tretë.
Në sfidën tjetër, Rumania vendase e Viktor Picurkës do ta ketë shumë vëshrirë me “gjelat” e Lorent Blankut. Rumania ndodhet në kuotën e 11 pikëve. Për Rumaninë pikët e lëna në shtëpi do të thotë të humbasin duelin për vendin e dytë me Bosnjën (13 pikë).
PRECENDENTËT ME
LUKSEMBURGUN
ZYRTARE
06.06.2007
Shqipëri-Luksemburg 2-0
Golat: Haxhi, Kapllani
Eliminatoret Euro 2008
Trajner: Oto Bariç
10.06.2007
Luksemburg- Shqipëri 0-3
Golat: Skela, Kapllani (2)
Eliminatoret Euro 2008
Trajner: Oto Bariç
07.09.2010
Shqipëri-Luksemburg 1-0
Golat: Salihi
Eliminatoret Euro 2012
Trajner: Josip Kuzhe
MIQËSORE
13.02.2002
Luksemburg- Shqipëri 0-0
Trajner: Sulejman Demollari
BILANCI
4 ndeshje; 3 fitore, 1 barazim, 0 humbje. Golaverazhi: 6-0
BALLË PËR BALLË
NE EURO 2012
LUKSEMBURGU
8 ndeshje; 0 fitore, 1 barazim, 7 humbje. Pikë: 1
SHQIPËRIA
7 ndeshje; 2 fitore, 2 barazim, 3 humbje. Pikë: 8
NË UEFA
Luskemburgu renditet në vendin e 50-të, Shqipëria në vendin e 32-të nga 53 ekipe.
NË FIFA
Luskemburgu renditet në vendin e 128-të, Shqipëria në vendin e 57-të nga 206 ekipe.
EURO 2012
ELIMINATORET
GRUPI D
Të martën, 6 shtator
Luksemburg-Shqipëri 20:15
Bosnjë-Bjellorusi 20:15
Rumani-Francë 20:30
Të premten, 2 shtator
Bjellorusi-Bosnjë 0-2
Luksemburg-Rumani 0-2
Shqipëri-Francë 1-2
RENDITJA
1.Franca 7 16
2.Bosnja 7 13
3.Bjellorusia 8 12
4.Rumania 7 11
5.Shqipëria 7 8
6.Luksemburgu 8 1