E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtarja kapitullon në Luksemburg me turp

/* */

Shqipëria pësoi një humbje të turpshme 2-1 në Luksemburg, në një nga ndeshjet më të dobëta, duke e mbyllur takimin me nëntë lojtarë. Për kuqezinjtë – shumë të suksesshëm në miqësore – kjo ishte humbja e tretë rresht në eliminatoret e Euro 2012-s, pas atyre me Bosnjën në Zenica (2-0) dhe Francën në Tiranë (2-1).

E vemtja gjë për t’u kujtuar nga takimi me ekipin që renditet në vendin e 124-t në botë, ishte goli i Erjon Bogdanit, që i dhuroi këtij të fundit edhe rekordin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në Shqipëri. Për sulmuesin e Çezenës, të larguar me karton të kuq në minutën e 85-të, ky ishte goli i 15-të në 62 ndeshje me fanellën e përfaqësueses.

Pas kësaj humbje, e katërta në tetë ndeshje, e ardhmja e trajnerit Josip Kuzhe është në rrezik.

Edhe pse presidenti i FSHF-së, Armand Duka, e kishte cilësuar këtë ndeshje si më të rëndësishmen, lojtarët nuk arritën të prodhojnë një lojë cilësore përballë futbollistëve amatorë të Luksemburgut, ndërkohë që kompanitë e basteve, të cilat e kishin kuotuar fitoren e Shqipërisë si të sigurt, (1.50 koeficienti) duken se kanë fituar miliarda euro nga fitorja e Luskemburgut.

Shqipëria, me këtë humbje saldoi vendin e parafundit në grup, ndërkohë që dy takimet e fundit i ka me Francën, në Paris (7 tetor) dhe Rumaninë në Tiranë (11 tetor). Kjo ishte fitorja e parë e Luksemburgut, në pesë ndeshje kundër Shqipërisë, që nga a ana e saj ka regjistruar tri fitore dhe një barazim (në miqësore).

Në dy takimet e tjera të grupit tonë, Bosnja fitoi 1-0 Bjellorusinë (gol i Mismoviç 87’), por me bjellorusët që e mbyllën ndeshjen me nëntë lojtarë. Rumania dhe Franca u ndanë në barazim pa gola.

PJESA E PARË

Trajneri Kuzhe rreshtoi një skuadër ofensive, me tre sulmues: Bogdani, Salihi dhe Kapllani, por rrezikshmëria e kuqezinjve ishte thuajse inekzisten në 45 minutat e para.

Ngacmimin e parë ndaj portës luksemburgase të mbrojtur nga Zhubert, e realizoi Ervin Skela, por gjuajtja në kuadrat e mesfushorit (pa skuadër) u bllokua nga portieri vendas.

Në minutën e 23-të, Bogdani i ofroi mundësinë Kapllanit, por sulmuesi gjatë goditjes me kokë shkaktoi faull. Dy minuta më pas, Erioni goditi fuqishëm nga rreth 20 metra, por jashtë kuadratit.

Kur dukej, se ofensiva ishte e jona, Luksemburgu realizoi një kundërsulm të shpejtë, duke futur një top në zonë, Kristi Vangjeli spastroi, por topi u rikthye te Zhil Betmer, dhe luksemurgasi me një gjuajtje diagonale rrëshqitasi me të djathën brenda zonës goditi shtyllën, ndërsa topi pushoi në rrjetë, duke i hequr çdo mundësi reagimi Ujkanit. 1-0 në minutën e 27-të.

Stadiumi “Josy Barthel” reflekton dy pamje. Në delir tifozët e pakët luksemburgas, heshtje e plotë e kuqezinjve, që kishin sjellë edhe banderolat e tyre “Proud to be Albanian”. Kuzhe, më këmbë, në bankinën tonë, nuk u beson syve.

Një minutë më pas, Kapllani i kishte të gjitha mundësitë, por sulmuesi i Augsburgut, autor i tre golave kundër Luksemburgut në eliminatoret e Euro 2008-, nuk arrin të gjejë kuadratin. Minuta e 37-të, mund të rezultonte fatale për Shqipërinë, kur pas një kundërsulmi të shpejtë, Mario Mush, i pati të gjitha mundësitë për të dyfishuar rezultatin, kur luksemburgasi u shfaq i vetëm përballë Ujkanit, i cili reagoi shkëlqyeshëm duke e shmangur golin pas një devijimi të topit me këmbë.

Një Shqipëri, pa forcë, e ç’orientuar. Tri minuta më pas, Shqipëria nuk arriti të rrezikojë pas dy goditjeve nga këndi rresht, ndërkohë që momenti më kulmor i ishte ai i minutës së 44-t, kur pas një gjuajtje të lirë të ekzekutuar nga Klodian Duro, Hamdi Salihi bëri një veprim spektkolar, por roveshjata e tij përfundoi paksa mbi traversë. Në fund të kësaj pjese, Ansi Agolli provoi nga e distanca, por diagonalja e tij ishte pa sukses.

PJESA E DYTË

Trajneri Kuzhe, duke parë një ekip pa forcë dhe fantazi, hodhi në fushë Elis Bakajn dhe Gjergji Muzakën në vend të Edmon Kapllanit dhe Klodian Duros.

Rasti i parë në këtë pjese ishte sërish për Luksemburgun, por në minutën e 54-t, gjyqtari finlandez largoi çuditërisht me karton të kuq Ansi Agollin, pas një dueli të tij me Çalrs Levek të Luksemburgut. Veliaj pati rastin më të mirë për të barazuar në minutën e 60-të, por gjuajtja e mbrojtësit të Flamurtarit ishte e gabuar.

Dy minuta më pas, vlonjati i la vendin mesfushori Ervin Bulku. Minuta e 63-të solli edhe golin e vetëm të Shqipërisë. Pas përpjekjeje të Elis Bakajt, mesfushori i Dinamos së Bukureshtit pasoi te Ervin Skela, ky i fundit goditi fuqishëm në hyrje të zonës, portieri Zhubert devijoi topin me këmbë, dhe Erjon Bogdani brenda zonës së vogël, nuk fali duke barazuar rezultatin dhe shënuar golin e tij të 15-të me fanellën e kombëtares dhe të tretin rresht, pas atyre me Malin e Zi dhe Francën.

Në harkun e pesë ditëve, Erion Bogdani u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, duke lënë pas Bushin (14). Gjithsesi, barazimi zgjati vetëm 15 minuta, kur zëvendësuesi Aurelien Hohakim realizoi një supergol, pasi një goditje me rrotullim që gjeti të papërgatitur Ujkanin, i cili edh pse grushtoi topin, nuk mundi ta shmangë atë, duke e devijuar drejt rrjetës sonë. 2-1. E pabesueshme!.

Minuta e 85-të solli goditjen fatale për Shqipërinë, kur gjyqtari finlandez Peter Kari ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë Bogdanin, duke na lënë me nëntë lojtarë. Ansi Agolli dhe Erjon Bogdani do të mungojnë kundër Francës. Përfundimisht, 2-1 për Luskemburgun, që në 7 ndeshje kishte shënuar vetëm 1 gol, por që kundër nesh në 90 minuta realizon dy të tillë. Një humbje e pajustifikueshme. Një kapitullim pa kushte. Kjo Kombëtare duhet rinovuar, dhe ndoshta edhe trajneri i saj. E ka në dorë, bosi i FSHF-së, Aramndo Duka.

Bogdani vendos rekord

Erjon Bogdani, me golin e tij kundër Luskemburgut, u ngjit në kuotën e 15-të rrjetave në 62 ndeshje me Kombëtaren, duke u bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, duke lënë pas Bushin (14). “Er-Bomber” shënoi golin e tretë rresht, pas atyre me Malin e Zi dhe Francën.

Tri humbje rresht

Kjo ndaj Luksemburgut ishte humbja e tretë rresht e Shqipwrisw në eliminatoret e Euro 2012-s, pas atyre me Bosnjën në Zenica (2-0) dhe Francën në Tiranë (2-1). Dy takimet e fundit, Kombwtarja i ka me Francën, në Paris (7 tetor) dhe Rumaninë në Tiranë (11 tetor), ku rrezikojmw swrish.

EURO 2012
ELIMINATORET
GRUPI D

Të martën, 6 shtator
Luksemburg-Shqipëri     2-1
Bosnjë-Bjellorusi    1-0
Rumani-Francë        0-0

RENDITJA

1.Franca         8     17
2.Bosnja        8    16
3.Bjellorusia    9     12
4.Rumania        8    12
5.Shqipëria    8    8
6.Luksemburgu    9    4

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›