U-21, Shqipëri-Moldavi 4-3

/* */
Pas humbjes 3-0 me Poloninë, Komëbtarja U-21 gjeti fitoren e parë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2013, duke mposhtur 4-3 Moldavinë, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Korçës.
Pas një pjesë të parë pa gola, fraksioni i dytë u shndërrua në një dialog midis sulmeve të dy skuadrave, ku në harkun e minutave 55-90 u realizuan shtatë rrjeta.
Kapiteni i Moldavisë, Artur Jonita, befasoi portierin Stiv Frashëri dhe trajnerin Artan Bushati, kur realizoi me një gjuajtje nga larg në minutën e 54-t pas një kundërsulmi.
Reagimi i Shpresave i shpejtë, dhe me të njëjtën cilësi realizimi, nga një gjuajtje e lirë, zëvendësuesi Armando Sadiku vendosi ekuilibrat pesë minuta më pas, në të 59’.
Ishte sërish Jonita, i cili kaloi sërish në avantazh moldavët, kësaj radhe me penallti. U duk se, Shqipëria do të pësonte një humbje të dytë brenda katër ditëve, por Mërgim Brahimi këmbënguli në zonën moldave, duke barazuar me kokë në minutën e 75-të. Një gol që provokoi një reagim të fuqishëm të lojtarëve tanë.
Bruno Telushi, edhe ky një zëvendësues realizoi një supergol nga rreth 30 metra, kur nuk i dha asnjë mundësi portierit mik Daniel Rusu, e duke i çuar shifrat në 3-2.
Gëzimi i ligshëm u shpërblye me një tjetër gol, pas vetëm 60 sekondash lojë, e të realizuar me kokë nga Armando Sadiku, duke fiksuar rezultatin 4-2.
Trajneri Bushati e ndihmësi i tij, Ledio Pano, nuk u besojnë syve, ndërsa tribuna kryesore në stadiumin “Skënderbeu” shpërthen në duartrokitje.
Gjithsesi, pas një silure nga larg të Odise Roshit e të ndalur nga Rusu, janë moldavët që shënojnë golin e tretë të tyre me anë të zëvendësuesit Radu Ginsari në minutën e 89-të.
Ndeshja ofron dhe një karton të kuq për moldavin Platika (dy të verdha), për një faull në dëm Imran Bunjakut.
Tri pikët e para për Shqipërinë U-21, që i largohet dhe vendit të fundit. Në takimin tjetër të grupit tonë, Rusia fitoi 2-0 në Poloni.
Ndeshja e ardhshme e Shpresave tona, është ajo me Poloninë, më 11 tetor 2011.
U-21, EURO 2013
SHQIPËRI-MOLDAVI 4-3
Golat: Sadiku 59’, 80’, Brahimi 75’, Telushi 80’/ Ionita 54’, 61’ p, Ginsari 89’
Karton i kuq: Platika 90’