Fytyra e re e Kategorisë Superiore

/* */
(SPECIALE, GAZETA TELEGRAF) - Të shtunën, më 10 shtator, me tri ndeshjet: Bylis-Shkumbini në Ballsh (16:00), Vllaznia-Laçi në Shkodër (16:00) dhe Skënderbeu-Tomori në Korçë (20:00), do të ngrejë siparin Kampionati i 73-të Kombëtar i Futbollit, ku pas tetë sezonesh (nga 2002-2003), do të zhvillohet me 14 skuadra dhe dy faza. Java e parë, e ndarë në tri ditë, ofron të dielën Apolonia-Dinamo dhe Flamurtari-Kamza (do të luhet në fushë asnjanëse, Gjirokastër), ndërsa të hënën do të përballen Kastrioti-Pogradeci dhe Tirana-Teuta (18:00).
SKUADRAT
Dhjetë skuadra nga sezoni i kaluar i Superligës dhe katër të adhura nga Kategoria e Parë (Pogradeci, Tomori, Kamza dhe Apolonia) do të luftojnë për tri trofetë e mundshëm: kampionatin, Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë, si dhe për katër vendet që të çojnë në kompeticionet europiane, një në Ligën e Kampioneve (ekipi kampion) dhe tre në Ligën e Europës (vendet 2-3 dhe fituesi i Kupës së Shqipërisë). Në këtë edicion marrin pjesë gjashtë ekipe, që të paktën e kanë fituar një herë titullin kampion: Tirana (24), Dinamo (18), Vllaznia (9), Skënderbeu (2), Flamurtari (1), Teuta (1).
FORMULA
Ndryshe nga pesë sezonet e fundit, me 12 skuadra dhe tri faza (në total 33 ndeshje), edicioni i ri (2011-2012) i Kategorisë Superiore është me 14 skuadra, ndërsa do të luhet në dy faza, me sistem vajtje-ardhje (26 ndeshje në total). Dy skuadrat që në përfundim të sezonit renditen në vendet 13 dhe 14 do të zbresin direkt nga Kategoria Superiore, ndërsa tre të tjera, që pozicionohen në vendet 10, 11 dhe 12, do të zhvillojnë ndeshje shtesë me klubet e Kategorisë së Parë (ato që e mbyllin në vendet 3, 4, 5 të kësaj Kategorie).
TRAJNERËT
Vetëm pese trajnerë drejtojnë ekipet, që kishin pasur edhe sezonin e kaluar: Shpëtim Duro (Skënderbeu), Mirel Josa (Vllaznia), Kristaq Mile (Shkumbini), Ramadan Ndreu (Kastrioti), Ylli Çekiçi (Pogradeci). Nente skuadrat e tjera kanë në stol teknikë të rinj: Teuta drejtohet nga Hasan Lika, Tomori nga Përparim Daiu, Apolonia nga Stavri Nica, Laçi nga Nevil Dede, Flamurtari nga Edmond Lutaj, Faruk Sejdini i Dinamos, si dhe dy të huaj, Naxhi Shansoi te Bylis dhe spanjolli Hulian Rubio te Tirana. Nga këta, vetëm dy trajneë kanë mundur të fitojnë të paktën një titull kampion: Mirel Josa me Tiranën gjatë sezonit 2003-2004 dhe Shpëtim Duro me Skënderbeun, në sezonin 2010-2011.
MERKATO
Duke parë të gjitha lëvizjet, konstatojmë se ekipet kanë fytyrë krejtësisht tjetër nga ajo që mbyllën sezonin e kaluar. Te 14 skuadrat janë afruar 109 lojtarë, ndërkohë që janë larguar apo qarkulluar 108 futbollistë. Dinamo, edhe për shkak të situatës së krijuar, është ekipi më i vonuar në formimin e skuadrës, por dhe merkatos. Kamza mban rekordin me 12 afrime, Dinamo me 14 largime. Skënderbeu ka afruar 7 lojtarë dhe larguar 10 të tillë; Tirana (10/11), Flamurtari (6 /11 largime); Vllaznia (4/7) etj.
TË HUAJT
Të 14 klubet u përfshinë në merkato, me synimin për të rekrutuar lojtarë cilësorë. Shumë lojtarë të huaj, kryesisht ballkanas, por dhe nga Europa, Afrika dhe Amerika e Jugut kaluan në sitën e trajnerëve, por dhe “qeses” së presidentëve. Disa prej tyre rezultuan futbollistë jo cilësorë, të tjerë u larguan të pakënaqur nga oferta financiare. Përfundimisht, Tirana rekrutoi 5 lojtarë të huaj; Skënderbeu (4), Kastrioti (4), Pogradeci (4), Vllaznia (2), Laçi (2), Kamza (2), Teuta (1).
Debutim historik
Kamza do të bëjë debutimin e parë historik në Kategorinë Superiore. Tomori u rikthye pas një mungesë 10-vjeçare, ndërsa kampioni i Kategorisë së Parë, Pogradeci, pas 18 sezonesh.
Risia e klubeve
Për herë të parë, sipas udhëzimeve të UEFA-s, klubet për të marrë pjesë në aktivitet u detyruan të shndërrohen në shoqëria aksionare ose në shoqata sportive jo fitimprurëse.
KATEGORIA SUPERIORE
Sezoni 2011-2012
JAVA 1, 10-12 shtator
Të shtunën, 10.09
Bylis-Shkumbini 16:00
Vllaznia-Laçi 16:00
Skënderbeu-Tomori 20:00
Të dielën, 11.09
Apolonia-Dinamo 15:00
Flamurtari-Kamza * 16:00
Të hënën, 12.09
Kastrioti-Pogradeci 16:00
Tirana-Teuta 18:00
* Luhet në Gjirokastër
Të gjitha lëvizjet në merkato
SKENDERBEU
Trajner: Shpëtim Duro
Sezoni i kaluar: kampion
Kampion: 2 herë
Afrime (7): Almir Sulelmanoviç, Igli Allmuça, Nuredin Orelesi, Altin Gërboviç, Daniel Xhafaj, Ivan Gvozdenoviç, Dorian Kërçiku
Largime (10): Stavrion Lako, Dejan Grabiç, Vlado Markoviç, Mensur Idrizi, Butrint Vishaj, Hamels Hoxha, Jetmir Sefa, Ivan Joliç, Rafael Soza, Markos Dos Santos.
FLAMURTARI
Trajner: Edmond Lutaj
Sezoni i kaluar: vendi i 2-të
Kampion: 1 herë
Afrime (6): Abraham Aleçenu, Ndriçim Shtubina, Vilfor Hysa, Bllazho Rajoviç, Polizoi Arbri, Dragomir Draganov
Largime (11) : Zekerija Ramadani, Julian Ahmataj, Odise Roshi, Hair Zeqiri, Bledar Devolli, Sebino Plaku, Aleksander Bajevski, Daniel Xafaj, Xhynejt Çutra, Elton Grami, Alfrido Kreshpa.
VLLAZNIA
Trajner: Mirel Josa
Sezoni i kaluar: vendi i 3-të
Kampion: 9 herë
Afrime (4): Braçan Popoviç, Enis Gjokoviç, Gavrilo Petroviç, Gentian Muça
Largime (7): Klodian Semina, Vladimir Jasiç, Bllazho Rajoviç, Liridon Kukaj, Ndriçim Shtubina, Abraham Aleçenu, Ilir Nallbani.TIRANA
Trajner: Hulian Rubio
Sezoni i kaluar: vendi i 5-të
Kampion: 24 herë
Afrime (10): Julian Ahmataj, Xhejms Situma, Mahmur Ali Ajmi, Esama Etogo, Kamerun Heples, Arjan Pisha, Renaldo Kalari, Nertil Ferraj, Asion Daja, Moses Arita
Largime (11): Blendi Nallbani, Tefik Osmani, Andi Lila, Mlladen Zizoviç, Ivan Gvozdenoviç, Jahmir Hyka, Sabian Lilaj, Pero Pejiç, Entonio Pashaj, Gentian Muça, Dorian Kërçiku.
DINAMO
Trajner: Faruk Sejdini
Sezoni i kaluar: vendi i 9-të
Kampion: 18 herë
Afrime (7): Erald Deliallisi, Arion Mustafa, Maringlen Kapaj, Klodian Asllani, Rezart Maho, Ervis Kraja, Raimond Shala
Largime (14): Emiljano Vila, Mlladen Bërkiç, Nertil Ferraj, Marko Putinçanin, Lukas Malarkane, Asion Daja, Xhordan Opoku, Renato Mallota, Igli Allmuça, Nuredin Orelesi, Nestor Martinena, Roland Peqini, Erion Xhafa, Isidor Sekseni.
TEUTA
Trajner: Hasan Lika
Sezoni i kaluar:
Kampion: 1 herë
Afrime (8): Alfred Osmani, Tefik Osmani, Vlado Markoviç, Bledar Mancaku, Akil Jakupi, Migel Metani, Emiljano Vilaj, Renato Hyshmeri
Largime (11): Erion Hoti, Taulant Sefgjini, Alsid Tafili, Ervis Kraja, Jetmir Nino, Ergys Mersini, Ergys Rakipi, Granit Cana, Saimi Varoshi, Albano Çaushaj, Eni Naço.
LAÇI
Trajner: Nevil Dede
Sezoni i kaluar: vendi i 5-të
Kampion: 0 herë
Afrime (10) : Taulant Sefgjini, Kelvin Jushi, Ehran Muça, Burhan Emurllai, Altin Lloga, Hendrit Ferra, Hamels Hoxha, Dragan Trajkoviç, Indrit Hithi, Erion Xhafa,
Largime (5): Vangjel Mile, Vilfor Hysa, Stanislav Vidakoviç, Miodrag Karaxhiç, Nexhebedin Selimi.
SHKUMBINI
Trajner: Kristaq Mile
Sezoni i kaluar: vendi i 8-të
Kampion: 0 herë
Afrime (7): Daniel Ramazani, Alfred Saliu, Endri Magani, Xhynejt Çutra, Papa Diop, Ervis Kotorri, Ariel Shtini
Largime (8): Altin Gërboviç, Driton Krasniqi, Ahmed Mujdragiç, Fejzo Shenaj, Viktor Gjyla, Bekim Kuli, Emiljano Veliaj, Ibrahim Bejte.
KASTRIOTI
Trajner: Ramadan Ndreu
Sezoni i kaluar: vendi i 7-të
Kampion: 0 herë
Afrime (10): Jetmir Sefa, Sebino Plaku, Parid Xhihani, Dani Dragoi, Elton Grami, Alban Hoxha, Entonio Pashai, Lukas Malarkane, Dejan Ognanjoviç, Butrint Vishaj
Largime (9): Roberto Alvizh, Ivan Babiç, Marko Bashiç, Ante Zore, Kenan Ragipoviç, Davor Piskor, Renaldo Kalari, Filip Stojanoviç, Kelvin Jushi.
BYLIS
Trajner: Naxhi Shansoj (Kosovë)
Sezoni i kaluar: vendi i 6-të
Kampion: 0 herë
Afrime (7): Dushan Popoviç, El Hiyani Nobil, Florian Braho, Olsi Teqja, Alfrido Kreshpa, Ertan Demiri, Maringlen Kule
Largime (5): Marko Jovanoviç, Mirian Bega, Mario Biskan, Polizoi Arbri, Bruno Krepi.
POGRADECI
Trajner: Ylli Çekiçi
Sezoni i kaluar: kampion, Kat. I
Kampion: 0 herë
Afrime (7): Sulejman Hoxha, Stavrion Lako, Ilçe Pançevski, Okelian Baze, Klement Nasevski, Aleksander Paunoviç, Vladimir Saviç
Largime (4): Jasmin Raboshta, Ledion Pengu, Denis Bejleri, Fabian Molla.
TOMORI
Trajner: Përparim Daiu
Sezoni i kaluar: vendi 2, Kat. I
Kampion: 0 herë
Afrime (7): Viktor Gjyla, Endri Bakiu, Hekuran Koreshi, Jetmir Nino, Driton Krasniqi, Ervin Llani, Vangjel Mile.
Largime (6): Edin Feruzoviç, Elhan Galica, Daniel Ramazani, Fation Topi, Hekuran Koreshi, Ervis Çaçi.
APOLONIA
Trajner: Stavri Nica
Sezoni i kaluar: vendi 4, Kat. I
Kampion: 0 herë
Afrime (7): Klodian Xhelilaj, Armand Pasha, Renato Rama, Kostandin Ndoni, Krison Mile, Mustafa Agastra, , Bekim Kuli
Largime (6): Millosh Jevdjeviç, Sokol Çelaj, Andi Prifti, Olnis Idrizi, Olsi Teqja, Egland Haxho.
KAMZA
Trajner: Ernest Gjoka
Sezoni i kaluar: vendi 3, Kat. I
Kampion: 0 herë
Afrime (12): Mario Bytyçi, Vilson Lila, Henri Ndreka, Gledi Mici, Marian Belçev, Gentian Manuka, Xhanuari Ziambo, Ermal Gega, Nevian Cani, Eleandro Pema, Arbër Malaj, Egland Haxho
Largime (7): Arben Likmeta, Marius Ngjela, Alfred Allamani, Arion Mustafa, Ervin Kryemadhi, Erald Deliallisi, Maringlen Kapaj.