Gjergj Ruli: Botërori, Shqipëria e nis me rekord
/* */
(Gazeta "Telegraf") - Shqipëria, Italia, Rusia, Australia, Japonia, Shtetet e Bashkuara, Meksika, Nigeria, Uganda. Nuk flasim për atlasin e botës, por disa nga 35 shtetet pjesëmarrëse në Kampionatin e 27-të Botëror të Vrapimit në Mal, i cili do të zhvillohet në Kodrat e Liqenit Artificial në kryeqytet, aktivitet ku do të marrin pjesë 421 sportistë profesionistë.
“Është evenimenti më i rëndësishëm i të gjitha kohërave që organizohet në Shqipëri. Numri i pjesëmarrësve është rekord”, - tha gjatë intervistës për gazetë “Telegraf”, presidenti i Federtës Shqiptare te Atletikës, Gjergji Ruli. Gjithçka po organizohet nën kujdesin e posaçëm, të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.
Pak ditë më parë, Hansjorg Virz, presidenti i Federatës Evropiane të Atletikës, gjatë një vizite pune në Shqiipëri, tha se “në Shqipëri duhet të jenë të gjithë krenar për zhvillimin e këtij manifestimi me përmasa botërore”. Të njëjtin mesazh përcolli edhe Sekretari i përgjithshëm i Federatës Botërore të Atletikës, Pierr Veiz.
“Me organizmin e këtij kampionati, ne dëshmojmë se Shqipëria nuk është vetëm një ngritëse duarsh për miratimin për votime presidentësh, por një organizatore e aftë e kompeticioneve të mëdha”, - theksoi Ruli. Kampionati i parë është zhvilluar në vitin 1985, në qytetin italian San Viglio di Marebbe.
Zoti Gjergj Ruli, pas katër ditësh do të organizohet në Shqipëri, Kampionati i 27-të Botëror i Vrapimit në Mal. Cila është ecuria?
Është evenimenti më i rëndësishëm i të gjitha kohërave që organizohet në Shqipëri. Është një kampionat botëror, që Shqipëria e ka ëndërruar prej kohësh, jo vetëm në atletikë, por në të gjitha sportet, për ta organizuar. Është një event i madh, pavarësisht se një hartë, vendi ynë është gati mikroskopik, por një vend që ka 300 ditë diell, një vend që është në ekspansion edhe në turizmin malor.
Sa i rëndësishëm është ky aktivitet përveç anës sportive?
Shqipëria po dëshmon dita-ditës se është një vend që mund të organizojë aktivitete të mëdha, dhe se reflekton besim të drejtuesit e Federatës Botërore dhe Europiane të Atletikës, sigurinë dhe partneritetin tonë serioz si federatë. Këtë e dëshmuan edhe takimet në Tiranës, të zëvendespresidentit të Federatës Bptrërore të Atletikës, Sergiu Bubka, e deri te presidenti i Federatës Europiane, Hansjorg Virz, si dhe sekretari i përgjithshëm të Federatës Botërore të “mbretëreshës” së sporteve, Pierr Veiz. Në Shqipëri, për të ndjekur aktivitetin do të jetë presidenti i Federatës Botërore të Vrapimit në Mal, Bruno Gozelino si dhe personalitete të tjera me reputacion ndërkombëtar.
Cila është gjeografia pjesëmarrjes?
Së bashku edhe me Shqipërinë, në Kampionatin e 27-të Botëror të Vrapimit në Mal, do të marrin pjesë 35 shtete nga të pesë kontinentet. Kjo është një pjesëmarrje rekord, duke pasur parasysh edhe kampionatet paraardhëse. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë 421 sportistë, midis tyre 115 femra, përfaqësues të disa prej vendeve më të industrializuara të botës. Do të ketë atletë nga Italia, Rusia, Franca, Gjermania, Ukraina, Turqia, por dhe nga Japonia, Australia, Meksika, Shtetet e Bashkuara, e madje dhe Uganda dhe Nigeria dhe disa shtete të tjera.
Kampionati Botëror do të zhvillohet, më datë 11 shtator...
Është zgjedhur jo pa qëllim kjo datë. Duke qënë se Shqipëria është një vend ku harmonia fetare, midis myslimanëve, katolikëve dhe ortodokse, reflekton edhe tolerancën e respektin e ndërsjelltë, atëherë kjo datë është përzgjedhur për t’i dhënë një mesazh mirëkuptimi gjithë botës, në dhjetë vjetorin e sulmit terrorist mbi kullat binjake në Nju Jork, më 11 shtator 2001. Kampionati do të zhvillohet vetëm në një ditë.
Para pak ditësh, u zhvillua në Daegu të Koresë së Jugut, Kampionati Botëror i Atletikës, ndërkohë që të dielën në Tiranë, do të zhvillohet ai Vrapimit në Mal.
Edhe në “Daegu 2011”, Shqipëria kishte një sportiste të saj, Luiza Gegën, e cila edhe vendosi një rekord kombëtar, në 800 metra. Në Kongresin e Federatës Botërore të Atletikës, isha së bashku me sekretarin e përgjithshë, Nikolin Dionisi. Atje, u rikonfirmua edhe një herë besueshmëria dhe partneriteti i Shqipërisë, si një pjesëmarrëse aktive. Me organizmin e këtij kampionati, ne dëshmojmë se Shqipëria nuk është vetëm një ngritëse duarsh për miratimin e eventeve në vende të tjera, por një organizatore e aftë e kompeticioneve të mëdha. Përsa u përket aktiviteteve, dua të theksoj se janë pesë të tilla të përmasave botërore, që organizon Federata Botërore e Atletikës, kampionati botëror në ambiente të hapura, pra në stadium, ato në salla të mbyllura, vrapim i maratonës në rrugë, ecja sportive, krosi malor apo vrapimi malor.
Cilat janë garat e këtij kampionati?
Kampionati do të ketë katër gara që do të jenë për të rinj, të reja, të rritur dhe të rritura.
Cilët janë sportistët shqiptarë që do të marrin pjesë në këtë aktivitet?
Nga vendi ynë do të marrin pjesë 12 sportistë, 4 femra dhe 8 meshkuj. Midis tyre është dhe ylli aktual i atletikës shqiptare, rekordmenia e 800 metërshit, Luiza Gega, e cila mori pjesë dhe në Kampionatin Botëror të Atlekës, në Daegu, ku edhe vendosi një rekord të ri kombëtar. Sportistë të tjerë janë Renato Dorzi, Ilir Këllëlzi, Genc Lugja, Bledar Mesi, Pjetër Ndoj, Maringlen Faslli, Gëzim Propibaj, Arlind Subashi, ndërsa për femra janë dhe Klesta Gjyli, Klodiana Kalluci, Suela Peca.
Cili është mesazhi i këtij aktiviteti?
“Vrapo mos ri”, ky është slogani i përzgjedhur nga ne. Ne jemi krenarë që do të marrim pjesë, do të vendosim ngjyrat e flamurit tonë, përkrah flamujve të tjerë të vendeve pjesëmarrëse. Do të doja të falënderoja organizatorin e këtij aktiviteti, Sergei Bubkën, por dhe kryeministrin Sali Berisha, i cili e aprovoi dhe e mbështeti financiarisht, për të organizuar këtë aktivitet madhështor. Prej shumë ditësh është miratuar dhe buxheti, ndërsa ne themi se këmi bërë gjithçka për realizimin me cilësi të këtij aktiviteti, që është me përmasa shumë të mëdha. Një veprimtari, që përtej sportit, do të bëjë të mundur dhe promovimin e turizmit malor të Shqipërisë.
Kostoja 30 milionë lekë
Kampionati Botëror i Vrapimit në Mal, i cili do të zhvillohet më 11 shtator në Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, ka një kosto prej 29 milionë e 350 mijë lekë të rinj. Tiranën e ka vizituar presidenti i Federatës Evropiane të Atletikës, Hans-Jërg Virz, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Botërore, Pjer Vajs.
12 atletët shqiptarë
Vendi ynë do të përfaqësohet me 12 sportistë, 4 femra dhe 8 meshkuj: Luiza Gega, Klesta Gjyli, Klodiana Kalluci, Suela Peca dhe për meshkuj Renato Dorzi, Ilir Këllëlzi, Genc Lugja, Bledar Mesi, Pjetër Ndoj, Maringlen Faslli, Gëzim Propibaj, Arlind Subashi, Trajnerë janë Juxhin Cili dhe Zamira Greca.
35 ekipe
Përveç Shqipërisë vendëse, në Kampionatin Botëror të Vrapimit në Mal, i cili do të jetë në katër kategori, të reja, të rinj, të rritura dhe të rritur, do të marrin pjesë: Armenia, Australia, Austria, Belgjika, Bullgaria, Kanadaja, Kolumbia, Kroacia, Republika Çeke, Eritrea, Franca, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Izraeli, Italia, Japonia, Kolumbia, Maqedonia, Meksika, Mali i Zi, Zelanda e Re, Nigeria, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Serbia, Sllovenia, Turqia, Uganda, Ukraina, Britania e Madhe dhe Amerika. Gjithsej, në të katër kategoritë pjesëmarrëse, do të jenë 421 atletë.Si lindi ideja e organizimit të Botërorit
“Shumë thjesht. Një ditë të bukur, - tregon Ruli, - në adresën e Federatës Shqiptare të Atletikës kishte mbërritur një mail me dy radhë. A ka ndërmend Shqipëria të organizojë ndonjë aktivitet të përmasave të mëdha ndërkombëtare? Atëherë, ne paraqitëm projektin tonë, dhe më i mundshmi, kjo dhe për vetë kushtet e vendit tonë, ishte Kampionatit Botëror i Vrapimit në Mal. Projekti ynë fitoi në Federatën Botërore të Atletikës, duke fituar ndaj konkurrentëve të tjerë. Është njësoj si me organizimin e Lojërave Olimpike apo kampionateve botërore”, - thekson ish-rekordmeni shqiptar i kërcimit së gjati. “Dy njerëz kanë meritën kryesore për këtë, Sergei Bubka dhe Sali Berisha; i pari, për idenë dhe i dyti, për mbështetjen financiare. Unë jam një ushtar në shërbim të atletikës, dhe në llogoren time, bëj atë që duhet të bëj. Jam krenar për të kaluarën time si sportist, kurse e tashmja më jep shpresën, se në vend të rekordeve do të bëj projekte për ta bërë atletikën një sport elitar. Motoja ime është ‘gjithmonë si kampion”, - tha presidenti i FSHF-së, Gjergj Ruli.
27 kampionatet
Nr. Viti Shteti
1 1985 Itali
2 1986 Itali
3 1987 Zvicër
4 1988 Britani
5 1989 Francë
6 1990 Austri
7 1991 Zvicër
8 1992 Itali
9 1993 Francë
10 1994 Gjermani
11 1995 Britani
12 1996 Austri
13 1997 Çeki
14 1998 Francë
15 1999 Malajzi
16 2000 Gjermani
17 2001 Itali
18 2002 Austri
19 2003 SHBA
20 2004 Itali
21 2005 Zelandë e Re
22 2006 Turqi
23 2007 Zvicër
24 2008 Zvicër
25 2009 Itali
26 2010 Slloveni
27 2011 Shqipëri
Sportistët ne Boterorin e Tiranes
1 Shqipëria 12
2 Armenia 1
3 Australia 17
4 Austria 3
5 Belgjika 8
6 Bullgaria 8
7 Kanadaja 10
9 Kolumbia 3
10 Kroacia 2
11 Çekia 13
12 Eritrea 8
13 Franca 13
14 Gjermania 2
15 Hungaria 17
16 Irlanda 17
17 Izraeli 2
18 Italia 17
19 Japonia 1
20 Maqedonia 9
21 Meksika 10
22 Mali i Zi 12
23 Zelenda Re 1
24 Nigeria 9
25 Polonia 15
26 Portugalia 7
27 Rumania 8
28 Rusia 17
29 Serbia 3
30 Sllovenia 17
31 Turqia 17
32 Uganda 4
33 Ukraina 4
34 Britania M.16
35 SHBA 17