E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria tashmë pjesë e familjes së demokracive të mëdha”

Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni, përshëndet anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

TIRANE – “Anëtarësimi është kryefjala e ditës. Unë urojë nga zemra gjithë shqiptarët për këtë arritje. Ne të gjithë së bashku i’a arritëm që të jemi në një ditë historike për Shqipërinë, i urojë të gjithë bashkëpatriotët tanë kudo që ndodhen emigrantëve në veçanti. Tani më njihen shumë mirë sepse hapësira jonë është hapësira dhe ku ata jetojnë, jemi të gjithë së bashku në familjen e atyre që kemi aspiruar në këto 20 vjet, familjen e demokracive të mëdha. Tani kemi garanci sigurie, por më shumë se garancitë që na vijnë nga jashtë mendojë se kemi plotësuar garancitë e sigurisë në vend dhe ku ka nder më të madh sesa Kryeministri Berisha, Presidenti Topi, Kryeparlamentarja Topalli e me radhë ishin në të njëjtën tavolinë si të barabartë me liderët e tjerë”, përshendeti dje Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
“Në fakt ne nuk jemi të tillë qoftë nga pesha e popullsisë, banorëve, por ky është nder edhe më i madh, nga të cilët demokracia shqiptare duhet të vazhdojë të mësojë. Ky është një tjetër rast për të vazhduar përkushtimin tonë me hapa për plotësimin e standardeve, standardeve jo vetëm të sigurisë por edhe politike, ekonomike. Hapa shumë të mirë janë hedhur. Mendoj që hapa të tjerë të mirë do të hidhen siç është liberalizimi i vizave me BE-në apo edhe kandidimi si vend me statusin e kandidatit në BE. Objektivat janë shumë të qarta nën qeverisjen e Kryeministrit Berisha. Jo edhe aq të qarta nëse ne rrezikojmë. Besojë se shqiptarët e kanë ndarë mendjen se me cilën është historia cila është lokomotiva e historisë shqiptare, jo vetëm e hedhjes së komunizmit, futjen në KE, futjen në NATO, por edhe e një qeverisjeje të ndershme e një qeverisësi thelbi i shpirtit shqiptar”, u shpreh më tej Zëvendësministri Poni.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›